Lajme Zone
Miliona për koncertin e Kanye West, Fresku mbetet pa drita
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Miliona për koncertin e Kanye West, Fresku mbetet pa drita

Një qytetar nga zona e Freskut në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video, ku denoncon mungesën e energjisë elektrike në lagjen e tij.

Një qytetar nga zona e Freskut në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video, ku denoncon mungesën e energjisë elektrike në lagjen e tij.

Në video ai shprehet me ironi se, ndërsa këtë të shtunë, më 11 korrik, në Tiranë zhvillohet koncerti i Kanye West, banorët e Freskut vazhdojnë të qëndrojnë pa energji elektrike.

“Sot është e shtunë, 11 korrik. Kanye West merr miliona, ndërsa ne këtu në Fresk rrimë pa drita”, dëgjohet të thotë qytetari në video.

Ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për rikthimin e energjisë elektrike, duke theksuar se banorët përballen vazhdimisht me probleme të tilla.

JOQ Albania publikon denoncimin e qytetarit ashtu siç është dërguar në redaksi dhe pret një reagim nga institucionet përgjegjëse lidhur me situatën e raportuar në zonën e Freskut. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)