Lajme Zone
Miley Cyrus i jep fund beqarisë, martohet në një ceremoni private me Maxx Morandon
KulturëGazeta Tema

Miley Cyrus i jep fund beqarisë, martohet në një ceremoni private me Maxx Morandon

Këngëtarja e njohur amerikane Miley Cyrus ka kurorëzuar dashurinë me muzikantin Maxx Morando. Çifti ka shkëmbyer betimet në një ceremoni private të organizuar të shtunën në Palm Springs, në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Lajmi është bërë i ditur nga revista “Entertainment Tonight”, e cila raporton se ceremonia është zhvilluar në një atmosferë romantike, të dekoruar me lule dhe qirinj. Për ditën e saj të veçantë, Miley kishte zgjedhur një fustan të bardhë nusërie.

Momente emocionuese kanë shoqëruar ceremoninë, veçanërisht gjatë fjalëve që dy të sapomartuarit i kanë dedikuar njëri-tjetrit. “Para se të të takoja, isha e humbur dhe duke të gjetur ty, gjeta veten”, është shprehur këngëtarja, duke treguar edhe dëshirën për të ndërtuar një familje së bashku.

Miley ka ndarë gjithashtu një dëshirë për fëmijën e tyre të ardhshëm, duke thënë se shpreson të trashëgojë flokët e Maxx-it, por mbi të gjitha shpirtin e tij të ëmbël.

Nga ana tjetër, Morando i ka premtuar se do të jetë një bashkëshort që do ta bëjë të ndihet gjithmonë e sigurt dhe e mbështetur, duke theksuar dëshirën për të qenë pranë saj dhe familjes së tyre në çdo moment.

Një tjetër detaj romantik i ceremonisë ishte përzgjedhja e këngës “Love Is Like a Butterfly” nga Dolly Parton, e cila u luajt përpara se çifti të kurorëzonte dashurinë.

Martesa shënon një kapitull të ri për Miley Cyrus, e cila pas një historie të gjatë në vëmendjen e publikut nis tashmë një jetë të re krah muzikantit Maxx Morando.