Lajme Zone
Video/ Policia aksion në Shkodër, zbulohet laborator kanabisi nëntokë; 10 persona në pranga
KulturëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Policia aksion në Shkodër, zbulohet laborator kanabisi nëntokë; 10 persona në pranga

10 persona janë arrestuar në Shkodër, pasi policia zbuloi një ambient nëntokësor të përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit. Gjatë operacionit të koduar “Labirinti” u sekuestruan rreth 2600 bimë të dyshuara kanabisi dhe 170 kilogramë lëndë narkotike e përpunuar.

Një laborator nëntokësor për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në zonën e “Kanalit të Drinit” në Shkodër. Ambienti kishte një hyrje të kamufluar, ndërsa mes 10 personave të arrestuar është edhe një 46-vjeçar i shpallur në kërkim. 10 persona janë arrestuar në Shkodër, pasi policia zbuloi një ambient nëntokësor të përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit. Gjatë operacionit të koduar “Labirinti” u sekuestruan rreth 2600 bimë të dyshuara kanabisi dhe 170 kilogramë lëndë narkotike e përpunuar.

Sipas policisë, kontrollet u zhvilluan në dy objekte në zonën e njohur si “Kanali i Drinit”, ku brenda një magazine u zbulua një hyrje e kamufluar që të çonte në një ambient nëntokësor.

Hapësira ishte ndarë në dy pjesë, njëra e përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave dhe tjetra për përpunimin e lëndës narkotike.

Në pranga ranë shtetasit: Dorjana Kovaçi, 36 vjeçe, dhe Migena Perçi 38 vjeçe, banuese në Gjirokastër; Agim Kovaçi, 61 vjeç, Endrit Kovaçi, 41 vjeç, dhe Ronaldo Dule, 28 vjeç, banues në Cërrik; Arben Guri, 37 vjeç, banues në Tiranë; Artur Lika, 46 vjeç, banues në Poliçan; Fatmir Luka, 18 vjeç, dhe Anton Toli 30 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, si dhe Ervin Toli, 25 vjeç, banues në Mirditë. Nga verifikimet rezultoi se 46-vjeçari me inicialet A. L. ishte shpallur më parë në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Gjatë kontrollit në ambientet e zbuluara, efektivët sekuestruan rreth 2600 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në vazo, si dhe 170 kilogramë lëndë bimore të përpunuar, të ambalazhuar në 10 thasë plastikë.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë. Njoftimi i plotë i Policisë: Zbulohet një ambient nëntokësor me hyrje të kamufluar, i përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave dhe për përpunimin e lëndës narkotike.

Arrestohen në flagrancë 10 shtetas, njëri prej të cilëve rezulton i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër.

Sekuestrohen rreth 2 600 bimë kanabis të kultivuara në vazo dhe 170 kg lëndë narkotike kanabis e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Labirinti”.

Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtruan kontrolle në dy objekte në zonën e quajtur “Kanali i Drinit”.

Gjatë kontrollit në njërin prej objekteve, një magazinë, shërbimet e Policisë zbuluan një hyrje të kamufluar që të çonte në një ambient nëntokësor. Ambienti ishte i ndarë në dy pjesë, njëra e përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave dhe tjetra për përpunimin e lëndës narkotike.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë 10 shtetasit e konstatuar në këtë ambient:

D. K., 36 vjeçe, dhe M. P., 38 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër;A. K., 61 vjeç, E. K., 41 vjeç, dhe R. D., 28 vjeç, të tre banues në Cërrik;A. G., 37 vjeç, banues në Tiranë;A. L., 46 vjeç, banues në Poliçan;F. L., 18 vjeç, dhe A. T., 30 vjeç, të dy banues në Ishull-Lezhë;E. T., 25 vjeç, banues në Mirditë.Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. L., 46 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga DVP Shkodër.

Gjatë kontrollit në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 2 600 bimë të dyshuara narkotike kanabis, si dhe 170 kg lëndë bimore e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në të. 1 Komente D Drita 23 Nëntor 2026, 17:33 Kanali i drinit nuk e kam ndi kurre ne shkoder Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Detaje të reja nga atentati në Fier, gjenden 2 armë zjarri në makinën e djegur dhe 10 gëzhoja në oborrin e banesës së Sel Çamit 23 Nëntor 2026, 14:1314:13Kronike “Ekzekutimi i Selami Hasanit i mirëorganizuar”, gazetarja jep detaje: Dyshohet për vrasës me pagesë, pistat që po hetohen 23 Nëntor 2026, 13:3813:38Kronike Vodhën dyqane e lokale në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen 2 persona; 18-vjeçarit iu gjetën armë dhe drogë 23 Nëntor 2026, 13:2113:21Kronike Atentati në Fier, makina e djegur dërgohet për ekspertizë shkencore 23 Nëntor 2026, 13:0413:04Kronike Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, policia 'zbarkon' në banesën e 'Ben Qimes' 23 Nëntor 2026, 12:0412:04Kronike Policia jep detaje nga vrasja e 'Sel Çamit': Në momentin e ekzekutimit po punonte në banesë 23 Nëntor 2026, 11:3911:39Kronike