Lajme Zone
Milan-i synon afrimin e bujshëm, Atalanta kërkon Jasharin
SportCNA

Milan-i synon afrimin e bujshëm, Atalanta kërkon Jasharin

Sot në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca ndaj ish-financ...

Milan-i dhe Atalanta po monitorojnë disa situata të rëndësishme në merkaton e verës, ku në qendër të vëmendjes janë Ederson dhe Jashari.

Pas rikthimit nga aventura e parealizuar te Manchester United, Ederson ka përfunduar në radarët e Milan-it, që ka kërkuar informacione nga Atalanta për kushtet e një transferimi të mundshëm.

Drejtuesit kuqezi kanë zhvilluar kontakte edhe me agjentin e brazilianit për të kuptuar mundësitë e operacionit. Në të njëjtën kohë, Jashari vazhdon të pëlqehet nga Atalanta, e cila do ta preferonte në formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Një shkëmbim i mundshëm mes Ederson dhe Jasharit është përmendur si ide, por aktualisht mbetet i vështirë për t’u realizuar. Ndërkohë, Milan-i dhe Atalanta janë në garë edhe për talentin boshnjak Alajbegovic, me Zlatan Ibrahimovic-in që e konsideron një objektiv të rëndësishëm. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.