Sot në Prishtinë u mbajt “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, ndërsa morën pjesë mijëra qytetarë të cilët kërkuan lirimin e tyre.Marshi për Liri u organizua nga platforma “Liria ka emër”. Marshi në Prishtinë u mbajt vetëm disa ditë para vendimit të Gjykatës Speciale, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime lufte. Këngëtarja, Shkurte Fejza, me këngën “Mora fjalë”, i dha fund “Marshit për Liri” në Prishtinë, ndërsa mijëra qytetarë kënduan me të. Telegrafi.com ka raportuar për të gjitha zhvillimet lidhur me Marshin për Liri. Postet:Mbylle12/09/2026 • 17:26Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Edi Rama: Liria ka emër12/09/2026 • 16:26Haxhiu pas “Marshit për Liri”: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim12/09/2026 • 16:13“Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët12/09/2026 • 15:38Qeveria falënderon qytetarët dhe organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë12/09/2026 • 15:37Mijëra qytetarë në Marshin për Liri, kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së12/09/2026 • 15:30Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë12/09/2026 • 15:07Gjini në “Marshin për Liri”: Ish-krerët e UÇK-së luftuan kundër atyre që dhunuan mijëra gra12/09/2026 • 15:05Marshi për Liri, Hamza: Kosova pret drejtësi12/09/2026 • 14:51Vajza e dëshmorit Bajram Sylejmani: U rrita me mallin e fëmijës që kërkon figuron12/09/2026 • 14:35Gucati: Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e një populli për liri12/09/2026 • 14:22Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Tasholli: Të gjithë bashkë këtu njëzëri, në mënyrë simbolike i shpallim të pafajshëm12/09/2026 • 14:12Ali Ahmeti, Hamza e Haradinaj i bashkohen “Marshit për Liri”, marrin pjesë edhe deputetë të VV-së12/09/2026 • 14:05Nis Marshi i Lirisë me interpretimin e Arbnora Zogianit12/09/2026 • 13:46Mijëra qytetarë në Marshin për Liri12/09/2026 • 13:14Durmishi: UÇK-ja është vlera më e lartë kombëtare që nga koha e Skënderbeut12/09/2026 • 12:57Marshi për liri, qytetarët fillojnë të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”12/09/2026 • 12:25Marshi për Liri, Mustafa: Kosova pret bijtë e saj12/09/2026 • 12:03Haradinaj: Sot s’ka parti, sot ka Shqiptari12/09/2026 • 11:59Kolona veturash drejt Prishtinës12/09/2026 • 11:55Hoxhaj u drejtohet qytetarëve: Historia na thërret, sot ta mbushim Prishtinën me zërin e Kosovës12/09/2026 • 11:08Kryeministri Edi Rama në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së12/09/2026 • 10:57Tasholli fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Hajdeni krejt, Prishtina ju pret12/09/2026 • 10:39Prishtina sot "marshon për liri", policia paralajmëron bllokim të disa rrugëve12/09/2026 • 09:35Gjini fton qytetarët në "Marshin për Liri"12/09/2026 • 09:09Liria ka Emër: Ejani me familjet tuaja në Marshin për Liri, të mbrojmë lirinë, historinë dhe UÇK-në12/09/2026 • 08:55Marshi për liri, transporti urban sot në kryeqytet falas 38 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 12/09/2026 • 17:26Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Edi Rama: Liria ka emërKryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga marshimi që po zhvillohet në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shoqëruar pamjet e marshit me mesazhin e shkurtër: “Liria ka emër.”Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” të Prishtinës, duke shprehur mbështetjen për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.Artikullin e plotë e keni këtu12/09/2026 • 16:26Haxhiu pas “Marshit për Liri”: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirimUshtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka falënderuar organizatorët e Marshit për Liri dhe qytetarët që sot dolën në Prishtinë për ta shprehur paqësisht dhe me dinjitet një qëndrim që në Kosovë ka qenë dhe mbetet i qartë.Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim.Artikullin e plotë e keni këtu12/09/2026 • 16:13“Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarëtPlatforma qytetare “Liria Ka Emër” ka falenderuar rreth 100 mijë qytetarë që sot iu bashkuan Marshit për Liri në Prishtinë, duke e shndërruar kryeqytetin në një zë të fuqishëm për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës.Sipas një njoftimi për media thuhet se qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, nga çdo komunë e Kosovës, si dhe bashkatdhetarë nga diaspora, marshuan sot së bashku, pa dallime, me një mesazh të vetëm: Liri për çlirimtarët!Artikullin e plotë e keni këtu12/09/2026 • 15:38Qeveria falënderon qytetarët dhe organizatorët e “Marshit për liri” në PrishtinëQeveria e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë.Qeveria po ashtu ka shprehur mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi.“Marshi u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraburgimi i të cilëve në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në muajin e 70-të. Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit”, thuhet në reagim.12/09/2026 • 15:37Mijëra qytetarë në Marshin për Liri, kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-sëKa përfunduar Marshi për Liri, organizuar nga platforma Liria ka Emër.Të pranishëm në marsh ishin mijëra qytetarë, familjarë të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë si dhe figura të njohura. Në marsh u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, pasi lufta e Kosovës ishte e pastër dhe për liri. 12/09/2026 • 15:30Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë“UÇK-ja nuk ka qenë rastësi, por ka qenë domosdoshmëri historike” Ishte një nga mesazhet e Buna Mustafës, vajzës së Salih Mustafës – Calit, në “Marshi për Liri” që u mbajt sot në Prishtinë.Duke folur para qytetarëve të mbledhur në kryeqytet, Mustafa tha se me kalimin e viteve “mendjet po kthjellohen” dhe se, sipas saj, e vërteta për luftën e UÇK-së po bëhet gjithnjë e më e qartë.Ajo foli për sakrificën e ushtarëve të UÇK-së dhe kundërshtoi çdo përpjekje për të barazuar luftën çlirimtare me krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.12/09/2026 • 15:07Gjini në “Marshin për Liri”: Ish-krerët e UÇK-së luftuan kundër atyre që dhunuan mijëra graKryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë në “Marshin për Liri” në Prishtinë se qytetarët e mbledhur sot po i dërgojnë një mesazh të gjithë botës, miqve dhe kundërshtarëve të Kosovës, duke theksuar se katër krerët e UÇK-së që aktualisht ndodhen në paraburgim në Hagë kanë luftuar kundër forcave që, sipas tij, kanë kryer krime ndaj shqiptarëve në Kosovë.Ai tha se UÇK-ja kishte luftuar kundër atyre që kishin kryer krime ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.12/09/2026 • 15:05Marshi për Liri, Hamza: Kosova pret drejtësiKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza para mijëra qytetarëve në Marshin për Liri tha se në këtë shesh të Prishtinës po e sheh Kosovën që kanë mbajtur këtë vend gjallë në ditët më të vështira, po sheh familje që kanë paguar çmim të lartë për liri.“Kemi ardhur për të dëshmuar se Kosova kujton, nderon dhe mbron UÇK-në”, tha ai. Hamza tha tutje se Kosova pret drejtësi...12/09/2026 • 14:51Vajza e dëshmorit Bajram Sylejmani: U rrita me mallin e fëmijës që kërkon figuronNë Marshin për Lirinë ka folur edhe Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit, Bajram Sylejmani.Ajo para mijëra qytetarëve theksoi se epitetin e vajzës së heroit e mori një ditë pa i mbush një vit. “U rrita me një mungesë që nuk u plotësua kurrë, u rrita me mallin e fëmijës që kërkon figurën e babait... krahas dhembjes u rrita edhe me krenarinë se familja ime luftës për liri i dha dy heronj, babanë Bajram dhe xhaxhin...”, tha ajo, duke shtuar se për të UÇK-ja është amanet. 12/09/2026 • 14:35Gucati: Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e një populli për liriKryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati tha se janë mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e një populli për liri.Ai tha se UÇK-ja nuk krijoi shtypjen, por u ngrit kundër saj. “Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e çlirimit të Kosovës dhe dinjitetin e atyre që bartën këtë barrë të rëndë”, tha ai, duke kërkuar proces të drejtë dhe të paanshëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 12/09/2026 • 14:22Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Tasholli: Të gjithë bashkë këtu njëzëri, në mënyrë simbolike i shpallim të pafajshëmPërfaqësuesi i platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli tha se këto ditë e kemi pa që e gjithë Kosova e donë UÇK-në.“Sa ma shumë janë munduar me ligështu, na u ka rikthy si feniksi, më e fuqishme se kurrë se fuqinë ushtari e merr prej vendit e njerëzve të tij. Ne e kemi lirinë dhe ajo liri ka emër... e kemi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kërkush s’na e ka fal, e kërkush smunet me na e marr... Të fundit nga beteja kthehen çlirimtarët që i presim në tokën e tyre..Të gjithë bashkë këtu njëzëri, në mënyrë edhe simbolike i shpalli të pafajshëmm...e ushtarit të lirisë i themi faleminderit...12/09/2026 • 14:12Ali Ahmeti, Hamza e Haradinaj i bashkohen “Marshit për Liri”, marrin pjesë edhe deputetë të VV-sëKryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deputeti nga Aleanca, Ramush Haradinaj, si dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i janë bashkuar “Marshit për Liri” që po mbahet sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.Haradinaj dhe Ahmeti janë parë mes pjesëmarrësve të marshit, i cili ka mbledhur qytetarë nga Kosova dhe trevat shqiptare.Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po marrin pjesë në marsh së bashku me qytetarë dhe figura të tjera politike, zëvendësministri Arton Konushevci, si dhe zëvendësministri në detyrë i Ambientit, Driton Hyseni, të cilët po marrin pjesë në marsh.12/09/2026 • 14:05Nis Marshi i Lirisë me interpretimin e Arbnora ZogianitKa nisur Marshi i Lirisë me interpretimin e Arbnora Zogianit “Pa duvak s’ka me u ba nuse”, Zogiani ka hapur Marshin e Lirisë.Më pas do të ketë interpretime dhe fjalime tjera. 12/09/2026 • 13:46Mijëra qytetarë në Marshin për LiriQindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbe” në Marshin për Liri, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Po ashtu flamujt të shumë të UÇK-së janë vendosur në të gjitha anët e qytetit. 12/09/2026 • 13:14Durmishi: UÇK-ja është vlera më e lartë kombëtare që nga koha e SkënderbeutFoto: ArkivIsh-zëvendësministri i Transportit nga radhët, Hysen Durmishi ka ftuar qytetarët që të jenë sot të gjithë në sheshin “Skëndërbeu”, në mbështetje të çlirimtarëve“UÇK-ja është vlera më e lartë kombëtare që nga koha e Skënderbeut. Lufta jonë ishte e drejtë. Ishte luftë për liri. Prandaj presim drejtësi dhe liri për çlirimtarët! Gjykata Speciale është një monstrum juridik, e cila, fatkeqësisht, u krijua edhe me votat e deputetëve shqiptarë. Dëmi tashmë është bërë i pariparueshëm, sepse nga kjo gjykatë kemi edhe dënime. Më e pakta që duhet të ndiejnë sot deputetët që e votuan këtë gjykatë, është turpi për dëmin që ia kanë shkaktuar historisë sonë të lavdishme.Ejani të gjithë në Sheshin “Skënderbeu”, në mbështetje të çlirimtarëve! Liri për çlirimtarët!”, shkruan ai.12/09/2026 • 12:57Marshi për liri, qytetarët fillojnë të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen për marshin për liri që do të mbahet sot me fillim nga ora 14:00 për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, verdikti final ndaj të cilëve do të jepet më 16 shtator më fillim nga ora 10:00.Tanimë në sheshet e Prishtinës shihet se kanë ardhur mijëra qytetarë.12/09/2026 • 12:25Marshi për Liri, Mustafa: Kosova pret bijtë e sajIsh-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, duke thënë se Kosova pret bijtë e saj.“Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta. Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre. Aty ku e kanë vendin”, shkruan ai.12/09/2026 • 12:03Haradinaj: Sot s’ka parti, sot ka ShqiptariFoto: ArkivIsh-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj tha sot se shqiptarët dinë të bashkohen në momentet vendimtare.Haradinaj shkruan se Kosova prej çlirimtarët.“Së bashku në sheshin “Skënderbeu”, në ora 14:00. Shqiptarët dinë të bashkohen në momentet vendimtare. Sot s’ka parti, sot ka Shqiptari. Kosova ju pret, Çlirimtarë!”, shkruan ai. 12/09/2026 • 11:59Kolona veturash drejt PrishtinësKolona veturash janë krijuar në Fushë Kosovë teksa qytetarë nga komuna të ndryshme janë nisur në drejtim të Prishtinës për të marrë pjesë në "Marshin e Lirisë".Pjesëmarrësit janë nisur nga zona të ndryshme të Kosovës, ndërsa kolona është vërejtur në Fushë Kosovë gjatë rrugëtimit drejt kryeqytetit.Lajmi i plotë KËTU:12/09/2026 • 11:55Hoxhaj u drejtohet qytetarëve: Historia na thërret, sot ta mbushim Prishtinën me zërin e KosovësDeputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, u është drejtuar qytetarëve para Marshit për Liri, i cili mbahet sot, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Hoxhaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se populli i Kosovës nuk e harron historinë dhe nuk hesht kur e vërteta dhe lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nevojë për zërin e tij.Lajmi i plotë KËTU:12/09/2026 • 11:08Kryeministri Edi Rama në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-sëKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama në një postim në Facebook thekson se farsa është në ditët e fundit.“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT...Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, shkruan ai. 12/09/2026 • 10:57Tasholli fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Hajdeni krejt, Prishtina ju pretPërfaqësuesi i platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”, që do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po mbahen në Hagë.Tasholli ka ftuar të gjithë të jenë në shesh në orën 14:00."Prishtina po ju pret, hajdeni krejt!”, është shprehur Tasholli.12/09/2026 • 10:39Prishtina sot "marshon për liri", policia paralajmëron bllokim të disa rrugëvePolicia e Kosovës ka njoftuar se sot, duke filluar nga ora 14:00, do të mbahen masa të veçanta të sigurisë për mbarëvajtjen e marshit solidarizues paqësor në sheshet kryesore të kryeqytetit.Marshi do të zhvillohet në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” dhe “Skënderbeu”, ndërsa Policia ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve, qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.12/09/2026 • 09:35Gjini fton qytetarët në "Marshin për Liri"Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u ka drejtuar një thirrje të hapur të gjithë bashkëqytetarëve dhe anëtarëve të Aleancës që të bëhen bashkë sot, në ora 14:00, në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, për të marrë pjesë masivisht në "Marshin për Liri".Në thirrjen e tij, Gjini theksoi rëndësinë e unitetit qytetar në këtë periudhë të rëndësishme që po kalon vendi.Lajmi i plotë KËTU:12/09/2026 • 09:09Liria ka Emër: Ejani me familjet tuaja në Marshin për Liri, të mbrojmë lirinë, historinë dhe UÇK-nëPërfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në “Marshin për Liri”, që do të mbahet sot, më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Përfaqësuesja e LKE-së, Eliza Hoxha ka prezantuar programin dhe folësit e Marshit.Lajmi i plotë KËTU:12/09/2026 • 08:55Marshi për liri, transporti urban sot në kryeqytet falasKryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se transporti urban në kryeqytet sot do të jetë falas.Ai në një postim në Facebook shkruan se Prishtina mirëpret të gjithë qytetarët në marshin për liri! “Kryeqyteti gjithmonë do të mbetet shtëpia e dinjitetit dhe e zërit për drejtësi. Sot, transporti urban në Kryeqytet është FALAS! Parkingu te Pallati i Rinisë, Falas!”, shkruan ai.

