Lajme Zone
Mijëra protestues nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Nesër protestë kombëtare!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Mijëra protestues nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Nesër protestë kombëtare!

Protestuesit, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, u mblodhën sot në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë. Në qendër të kërkesave të tyre largimi i kastës së vjetër politike dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

Nis marshimi Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se ditën e nesërme, më 11 korrik do të zhvillohet një protestë kombëtare në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi t'i bashkohen tubimit. Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 41-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, u mblodhën sot në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë. Në qendër të kërkesave të tyre largimi i kastës së vjetër politike dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

“Politikanët e zhytyr në korrupsion nuk na përfaqësojnë ne, Edi Rama oa tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar, Shqipëria kërkon revolucion”, ishin këto disa thirrjet e qytetarëve ditën e sotme.

Po ashtu ata ripërsëritën sloganet "Rama, dorëhiqu!", "Poshtë qeveria!" dhe "Shqipëria është e qytetarëve".

Marshimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa forca të shumta policie shoqërojnë itinerarin për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe qarkullimin në zonat ku kalojnë protestuesit.

Organizatorët kanë bërë të ditur se marshimi do të vijojë në rrugët e kryeqytetit, si pjesë e protestës së përditshme, duke ritheksuar se mobilizimi do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, mes të cilave dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe ndryshime të thella politike e ligjore.

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se ditën e nesërme, më 11 korrik do të zhvillohet një protestë kombëtare në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi t'i bashkohen tubimit. Sipas tyre, protesta do të shënojë një fazë të re të mobilizimit kundër qeverisë dhe po ashtu kanë paralajmëruar bojkot ndaj aktivitetit ku pritet të performojë reperi Kanye West.nis marshimi protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Kam 5 vjet në prokurori e gjykata”, qytetarja para Kryeministrisë: Pronën me certifikatë, por s’ma japin 10 Korrik 2026, 21:0021:00Aktualitet Akademiku shqiptar në SHBA: Po bëhen denoncime në BE dhe Byronë Amerikane ndaj disa personave! 10 Korrik 2026, 20:4320:43Aktualitet “Pozitë dhe opozitë jeni tradhtarë”, shqiptari nga Diaspora: Partitë gënjejnë, populli paguan haraçet 10 Korrik 2026, 20:3820:38Aktualitet “Kërkojmë dorëheqjen e Ramës”, protestuesi: Nuk turpërohet për bujqit dhe personat me aftësi të kufizuara, por për koncerte 10 Korrik 2026, 20:2020:20Aktualitet "Rama komunist, e nis ditën me fletërrufe", protestuesi: Mos bini në kurth, duan ta kthejnë protestën në çështje numrash! 10 Korrik 2026, 20:1820:18Aktualitet Mesazhi ‘pikant’ për kryeministrin! 10 Korrik 2026, 20:0520:05Aktualitet