Lajme Zone
Mijëra litra birrë dhe pulla fiskale mangët, Doganat gjobisin me 20.3 milionë lekë prodhuesin në Korçë
EkonomiReport TV

Mijëra litra birrë dhe pulla fiskale mangët, Doganat gjobisin me 20.3 milionë lekë prodhuesin në Korçë

Një kontroll i Doganave në një fabrikë birre në Korçë ka zbuluar mungesën e mbi 63 mijë litrave birrë dhe pullave fiskale që korrespondojnë me rreth 59 mijë litra të tjera, për të cilat nuk ishte paguar akciza.

Një prodhues birre në qarkun e Korçës është ndëshkuar me detyrime dhe penalitete në vlerën 20.3 milionë lekë, pasi gjatë një kontrolli doganor u konstatuan mijëra litra birrë dhe pulla fiskale mangët, për të cilat nuk ishte paguar akciza. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se kontrolli u zhvillua në një magazinë fiskale të autorizuar për prodhimin e birrës, ku u zbuluan 63 533 litra birrë mangët, me detyrime të papaguara akcize mbi 2.6 milionë lekë. Për këtë shkelje u përllogarit edhe një penalitet prej rreth 7.9 milionë lekësh, sa trefishi i detyrimit. LEXO edhe...Korça po plaket, INSTAT: 220 vdekje më shumë se lindje! Sociologia: Lindjet kanë rënë për shkak të emigrimit Gjithashtu, doganierët konstatuan mungesë të pullave fiskale që korrespondojnë me 58 812 litra birrë të tjera. Për këtë rast, detyrimi i papaguar arrin mbi 2.4 milionë lekë, ndërsa penaliteti është 7.3 milionë lekë. Në total, detyrimet e papaguara dhe penalitetet e përllogaritura arrijnë në 20.3 milionë lekë. Doganat bëjnë të ditur se do të vijojnë procedurat administrative ndaj prodhuesit, ndërsa kontrollet në bizneset që tregtojnë produkte me akcizë do të vazhdojnë për të evidentuar shkeljet dhe për të luftuar evazionin fiskal. U.D/ReportTv.al Korce birre doganat Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.6% Të gabuar 24.5% Nuk e di 2.9% Vota total: 1483 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?