Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.Në takim është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. “Sot zhvillova takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Në takim biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve"."Besoj se përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të shtuar rajonal mund të kontribuojmë për stabilitet më të madh, zhvillim ekonomik dhe integrim më të shpejtë evropian të rajonit”, ka shkruar Mickoski.

