Lajme Zone
Metës i kufizohen takimet me Blushin e eurodeputetë? Helsinki letër burgut ‘Jordian Misja’: Shqetësuese, të sqarohet baza ligjore
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Metës i kufizohen takimet me Blushin e eurodeputetë? Helsinki letër burgut ‘Jordian Misja’: Shqetësuese, të sqarohet baza ligjore

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon informacion zyrtar nga burgu “Jordan Misja” pas ankesave të Ilir Metës dhe Tedi Blushit se ish-presidentit nuk po i lejohen takimet me deputetë dhe eurodeputetë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon sqarime nga drejtoria e burgut “Jordan Misja” për pretendimet se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta po i kufizohen takimet me deputetë shqiptarë dhe eurodeputetë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i është drejtuar me një letër drejtorit të burgut, Arjan Bozhaj pasi është vënë në dijeni të ankesave të Metës dhe deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Sipas tyre, ish-presidentit nuk i janë lejuar disa takime, pa iu vënë në dispozicion një vendim i arsyetuar apo baza ligjore për kufizimin. LEXO edhe...Vuçiç shpalli zgjedhjet parlamentare në Serbi, Meta thirrje nga qelia partive shqiptare: Garoni me një listë të përbashkët, forconi përfaqësimin në Kuvend! “Ngrihen shqetësime lidhur me moslejimin e zhvillimit të takimeve të këtij të fundit me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetë të Parlamentit Evropian, pa u bërë me dije një vendim i arsyetuar apo baza ligjore mbi të cilën është mbështetur ky kufizim”, thuhet në letër. Komiteti kujton se të njëjtën problematikë e ka konstatuar edhe më herët gjatë monitorimit në burgun “Jordan Misja”. “Rikthimi i pretenduar i së njëjtës praktikë ngre shqetësim dhe kërkon sqarim për personat e përfshirë, veçanërisht nëse kanë ndryshuar rrethanat faktike që do të justifikonin një qasje të ndryshm”, thuhet në letër. Për këtë arsye, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kërkon drejtorisë së burgut informacion mbi pretendimet e Ilir Metës dhe Tedi Blushit. Në një raport të publikuar në prill, Helsinki ngriti shqetësime për kushtet e Ilir Metës në paraburgim, duke evidentuar kufizime në ajrim, takimet me familjarët dhe mungesën e disa kushteve minimale në qeli, duke i cilësuar shkelje të të drejtave minimale e cenimit të dinjitetit njerëzor. Letra e Komitetit Shqiptar të Helsinkit SI.E./ReportTv.al Jordan Misja tedi blushi Komiteti Shqiptar i Helsinkit Ilir Meta Komento Komente Linda: 10/09/2026 10:10 Heksinki te shqyrtoj dhe letrat e te burgosurve qytetare te Shqiperis jo vetem ish politikanit hajdutit grabiqarit qe vazhdon dhe nga burgu te organizoj krimin e tij te organizuar per te krijuar incidinte dhe rremuj ne Shqiperi! Përgjigju Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6% Vota total: 3410 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?