Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde në Kupën e Botës 2026, duke shtuar një tjetër arritje në karrierën e tij me Argjentinën.
Në ndeshjen çerekfinale ndaj Zvicrës, kapiteni i “Albicelestes” dha asistin nga goditja e këndit për golin e Alexis Mac Allister. Me këtë pasim vendimtar, Messi arriti në kuotën e 10 asistimeve në historinë e Botërorëve, duke kaluar gjermanin Fritz Ëalter, që kishte regjistruar 9.
Sulmuesi argjentinas numëron gjithashtu 8 gola në edicionin 2026 dhe mbetet një nga figurat kryesore të skuadrës së Lionel Scalonit.
Pas përfundimit të takimit, ai u takua me legjendën italiane Roberto Baggio, i cili mori si dhuratë një fanellë të Argjentinës. Argjentina tashmë është kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Anglinë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

