Lajme Zone
Messi drejt ribashkimit me Neymar, zbulohen prapaskenat
SportCNA

Messi drejt ribashkimit me Neymar, zbulohen prapaskenat

Lionel Messi ka vendosur për të ardhmen e tij, duke hedhur poshtë zërat për një rikthim të mundshëm në Argjentinë gjatë merkatos së dimrit. Pavarësisht lidhjes së fortë me klubin e fëmijërisë, Newell's Old Boys, legjenda argjentinase nuk do të transferohet në formë huazimi në Amerikën e Jugut. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se nuk ekziston asnjë negociatë aktive për një l

Lionel Messi ka vendosur për të ardhmen e tij, duke hedhur poshtë zërat për një rikthim të mundshëm në Argjentinë gjatë merkatos së dimrit.

Pavarësisht lidhjes së fortë me klubin e fëmijërisë, Newell's Old Boys, legjenda argjentinase nuk do të transferohet në formë huazimi në Amerikën e Jugut.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se nuk ekziston asnjë negociatë aktive për një lëvizje të tillë. Sipas gazetarit italian, fituesi i tetë Topave të Artë është plotësisht i përkushtuar ndaj projektit të Inter Miamit dhe kërkon të respektojë kontratën e tij të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2028.

Bëhet me dije se 39-vjeçari është i hapur edhe për një rinovim të mundshëm të marrëveshjes kur të vijë momenti i duhur. Ndërkohë, vëmendja e klubit nga MLS është kthyer te një tjetër operacion i madh merkatoje, duke synuar afrimin e brazilianit Neymar.

E ardhmja e 34-vjeçarit te Santos mbetet e pasigurt dhe Inter Miami kërkon të shfrytëzojë rregulloret e kampionatit për ta transferuar atë në Shtetet e Bashkuara. Realizimi i kësaj lëvizjeje do të bënte të mundur ribashkimin e treshes legjendare të Barcelonës të njohur si "MSN", duke formuar sërish bashkë sulmin me Messin, Luis Suarezin dhe Neymarin. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.