Lajme Zone
Mesazhi i fortë i SHBA për Shqipërinë, Lawton: Po punojmë për të goditur organizatat kriminale dhe korrupsionin
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mesazhi i fortë i SHBA për Shqipërinë, Lawton: Po punojmë për të goditur organizatat kriminale dhe korrupsionin

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka paraqitur para Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve qasjen e administratës së Presidentit Donald Trump ndaj Ballkanit Perëndimor. Në deklaratën e tij, Lawton nënvizoi se politika amerikane për rajonin po zhvendoset drejt një qasjeje më pragmatike, me fokus te stabiliteti, interesat ekono

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka paraqitur para Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve qasjen e administratës së Presidentit Donald Trump ndaj Ballkanit Perëndimor. Në deklaratën e tij, Lawton nënvizoi se politika amerikane për rajonin po zhvendoset drejt një qasjeje më pragmatike, me fokus te stabiliteti, interesat ekonomike amerikane dhe siguria, ndërsa Uashingtoni nuk synon më ndërhyrje pa afat për objektiva të papërcaktuara.

“Vitin e kaluar, në përkujtimin e 30-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, Zëvendëssekretari Landau e bëri të qartë se epoka e ndërtimit të kombeve nga jashtë ka përfunduar. Shtetet e Bashkuara nuk po ofrojnë mjete të pakufizuara për objektiva të papërcaktuara, të pasigurta dhe jorealiste”, deklaroi Lawton.

Sipas tij, strategjia amerikane në Ballkan mbështetet në tri shtylla: ruajtjen e stabilitetit, zgjerimin e mundësive për kompanitë amerikane dhe përballjen me kërcënimet e sigurisë.

Një prej prioriteteve kryesore është lufta kundër rrjeteve transnacionale të krimit të organizuar. Lawton tha se SHBA do të bashkëpunojë me vendet e rajonit për të goditur organizatat kriminale ballkanike që, sipas tij, kanë lidhje të drejtpërdrejta me kartele të drogës në Hemisferën Perëndimore.

“Shtylla e tretë është bashkëpunimi me partnerët për t’iu kundërvënë kërcënimeve, përfshirë organizatat kriminale transnacionale ballkanike që bashkëpunojnë drejtpërdrejt me kartelet e Hemisferës Perëndimore që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara”, tha diplomati amerikan.

Shqipëria në fokusNë dëshminë e tij, Lawton iu referua në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërisë, duke konfirmuar bashkëpunimin me Tiranën në luftën kundër organizatave kriminale dhe në fushën e mbrojtjes.

“Gjithashtu, është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti zgjedhor në Shqipëri po cenohen nga qeveria e Edi Ramës, e cila, në fakt, po favorizon krijimin e një karteli të narkotrafikut. Ndër vite, Shtetet e Bashkuara kanë pasur sukses në bashkëpunimin me autoritetet kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Çfarë po bën administrata për t’iu përgjigjur narkotrafikut shqiptar?

"Përfaqësues Wilson, ju falënderoj për këtë pyetje të rëndësishme. Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare që veprojnë nga Shqipëria. Këto organizata kanë lidhje ndërkombëtare me kartelet këtu, në Hemisferën Perëndimore. Në veçanti, kemi konstatuar se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ngritët.

Më emocionon fakti që vendi më i nënshtruar ndaj komunizmit gjatë Luftës së Ftohtë sot është i lirë. Ne duam që Shqipëria të ketë sukses. Edhe kjo duhet mbajtur parasysh,”, tha Lawton. Kosova dhe SerbiaSa i takon Kosovës, zyrtari amerikan rikonfirmoi përkushtimin e SHBA-së ndaj pavarësisë së saj, ndërsa shprehu shqetësim për vonesat institucionale në Prishtinë dhe për veprimet që i cilësoi si të tepruara të policisë ndaj popullsisë serbe.

Lawton u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin provokimet dhe të rikthehen në dialogun e drejtpërdrejtë.

Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi përparimin e arritur përmes Dialogut Strategjik me Serbinë, ndërsa theksoi rëndësinë e partneriteteve në infrastrukturë dhe energji me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Dëshmia e Lawton sinjalizon kështu një qasje të Uashingtonit që e vendos theksin më fort te siguria, interesat ekonomike amerikane dhe lufta kundër rrjeteve kriminale, ndërsa distancohet nga politikat afatgjata të “ndërtimit të kombeve” në rajon. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm