Lajme Zone
SportReport TV

Mesazh për një jetë aktive, Parku i Artit në ish-Kinostudio kthehet në ‘arenë’ sporti e spektakli (VIDEO)


Mbrëmja e së martës në Parkun e Artit në ish-Kinostudio në kuadër të Javës Evropiane të Sporteve ka shkrirë bashkë një sërë elementësh që kanë sjellë më afër edhe komunitetin.

Spektakël, sport dhe jetesë e shëndetshme. Mbrëmja e së martës në Parkun e Artit në ish-Kinostudio në kuadër të Javës Evropiane të Sporteve ka shkrirë bashkë një sërë elementësh që kanë sjellë më afër edhe komunitetin. Sportet e promovuara janë nga më të shumëllojshmet: futboll, basketboll, hipizëm, akrobaci, gjimnastikë, xhudo e deri te ato ca më ekstreme si parashutizmi. LEXO edhe...Mashtronin qytetarë të BE përmes platformave online, goditet ‘call center’-i në Tiranë! 4 punonjës në pranga, në kërkim pronari (EMRAT + VIDEO) “Pak nga atmosfera e Be Active Night në Parkun e Artit, ish-Kinostudio, ku së bashku me federatat sportive dhe komunitetin festuam Javën Europiane të Sporteve me mesazhin e Jetesës Aktive!”, shkruan ministri Gonxhja në rrjetet sociale. Java Europiane e Sportit zhvillohet në periudhën 21–30 shtator dhe përmes nismës BeActive synon të afrojë më shumë njerëz me aktivitetin fizik dhe sportin. P.J/E.H/ReportTv.al java evropiane ministria e kultures Blendi Gonxhja Tirane ish-Kinostudio Parku i Artit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.8% Disi 7.3% Vota total: 4311 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?