Një guidë turistike i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar ndotjen me mbeturina në një zonë të Parkut Kombëtar të Dajtit, ku sipas tij shoqërohen edhe turistë të huaj.
Denoncuesi shprehet se, krahas bukurive natyrore të zonës, vizitorët përballen edhe me mbeturina të hedhura në hapësirat pyjore.
Në videon e dërguar në redaksi shihet një rrugë malore që kalon përmes pyllit me pisha, ndërsa më pas kamera fokusohet në zonën pranë rrugës, ku duken edhe disa turistë.
Në tokë shihen mbetje të ndryshme, përfshirë shishe plastike, letra, paketime dhe pelena të përdorura, të shpërndara mes gjetheve dhe pemëve.
Sipas guidës, situata të ngjashme me mbeturinat në zonat natyrore hasen edhe në vende të tjera gjatë tureve që ai zhvillon në Shqipëri.
Denoncimi ngre shqetësimin për menaxhimin e mbetjeve dhe ruajtjen e pastërtisë në një prej zonave natyrore dhe turistike të vendit. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

