Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Çlirim të Fierit. Si pasojë e zjarrit, raportohet se ka humbur jetën një person.
Mësohet se në banesë jetonte vetëm viktima. Në vendngjarje kanë mbërritur tre automjete zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

