Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillojë të enjten, më 22 tetor 2026, në orën 10:00, seancën plenare publike, në një kohë kur në Tiranë ‘zjen’ nga protestat e studentëve dhe qytetarëve. Sipas rendit të ditës, të miratuar me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, një nga çështjet kryesore është interpelanca urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Në seancë janë parashikuar gjithashtu dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ky i fundit ka kërkuar edhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Përveç interpelancave, deputetët do të shqyrtojnë një sërë projektligjesh, mes tyre ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, si dhe ndryshimet në ligjin për shërbimet e pagesave. Në rendin e ditës janë përfshirë edhe projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit dhe projektligji për treguesit gjeografikë të produkteve artizanale dhe industriale. Një tjetër pikë e rëndësishme është projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Shqipëri. Seanca do të përmbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, ku deputetët mund të flasin sipas afateve të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. KUVENDI I SHQIPËRISË
SEANCË PLENARE PUBLIKE
E enjte, 22 tetor 2026, ora 10:00
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 64, datë 20.10.2026, të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026.
Neni 44, pika 2, i Rregullores së Kuvendit
2. Njoftime.
Neni 44, pika 3, i Rregullores së Kuvendit
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit
4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj.
Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit
5. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit
6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit
7. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”.
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë absolute votash për miratim
Komisioni përgjegjës: Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë absolute votash për miratim
Komisioni përgjegjës: Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, ‘Për shërbimet e pagesave’”.
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim
Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit
10. Projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim
Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit
11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, ‘Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to’, të ndryshuar”.
Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratim
Komisioni përgjegjës: Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Dhënie mendimi: Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit
12. Projektligji “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”.
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim
Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi: Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit
13. Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratim
Koha e votimit
14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe, nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kuvendi

