Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste pritet të mblidhet më 14 nëntor, në një moment të ndërlikuar politik për mazhorancën. Mbledhja vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë, ndërsa Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve vendore. Një tjetër zhvillim që pritet të jetë në vëmendje është përplasja në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit ka publikuar nga burgu i Fierit shënime ku pretendon se përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, i janë përcjellë kërkesa që të pranojë përfshirjen në protesta, të heqë dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe të ndërpresë bashkëpunimin me avokatin Plarent Ndreca. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

