Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku shfqen pamje të MINI cooper, një markë e njohur botërore që ka zgjedhur Shqipërinë për realizimin e reklamës së saj promovuese. Përmes këtyre pamjeve, në fokus janë peizazhet dhe bukuritë e vendit tonë, të cilat shërbejnë si sfond për reklamën e markës së njohur të automobilave. LEXO edhe...Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri? Rama e ka shoqëruar publikimin me një urim për fundjavën, duke vënë në pah bukuritë e Shqipërisë dhe interesin që vendi ynë po ngjall për realizime të tilla promovuese. Në llogarinë e tij Rama shkruan: "Mirëmëngjes dhe me këto pamje fantastike të MINI Cooper, markës së njohur botërore që ka zgjedhur Shqipërinë për realizimin e reklamës së saj promovuese, mes peizazheve dhe bukurive të vendit tonë, ju uroj një fundjavë të mbarë". A.C/E.H/ReportTv.al mini cooper edi rama shqiperi Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.5% Jo 33% Nuk e di 6.4% Vota total: 3644 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
