Lajme Zone
“Merre, çoje te makina”, dalin pamje nga shoqërimi i gazetarit që denoncoi “Albanian Files”
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Merre, çoje te makina”, dalin pamje nga shoqërimi i gazetarit që denoncoi “Albanian Files”

Janë publikuar pamjet e shoqërimit të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhjet mes pushtetit dhe sektorit të ndërtimit. Në pamjet e publikuara, njëri prej efektivëve shihet teksa e kap gazetarin nga krahët, ndërsa kolegu i tij dëgjohet duke i thënë: “Merre, çoje te makina”. Gjatë momentit të shoqërimit, Oei përpiqet të ide

Janë publikuar pamjet e shoqërimit të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhjet mes pushtetit dhe sektorit të ndërtimit. Në pamjet e publikuara, njëri prej efektivëve shihet teksa e kap gazetarin nga krahët, ndërsa kolegu i tij dëgjohet duke i thënë: “Merre, çoje te makina”.

Gjatë momentit të shoqërimit, Oei përpiqet të identifikohet, duke u shprehur se ka botuar libra për Shqipërinë. “Kam botuar libra për Shqipërinë. Quhem Vincent”, dëgjohet të thotë gazetari.

Ndërkohë, gjatë ndërhyrjes së policisë, është përdorur spraj me piper ndaj aktivistes Alisa Braho, e cila po filmonte momentin kur gazetari po shoqërohej. Vincent van Gerven Oei ka publikuar dhe analizuar vazhdimisht materiale investigative mbi Shqipërinë. Së fundmi, ai u ndal te përmbajtja e “The Albanian Files”, ku ka ngritur alarmin për ndikimin e kryeministrit Edi Rama dhe parave të drogës në sektorin e ndërtimit.

Sipas analizës së tij, Shqipëria është kthyer në një terren ku studio të shumta të huaja gjejnë hapësirë të gjerë veprimi dhe liri për realizimin e projekteve të tyre. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm