Lajme Zone
Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Meçe: Hap i suksesshëm, deputetët më pranë problemeve të qytetarëve
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Meçe: Hap i suksesshëm, deputetët më pranë problemeve të qytetarëve

Merr jetë “Pasqyra Albania”, ku qeveria ka hapur dosjet dhe jo rastësisht e nis me flamingot. Platforma e re digjitale ofron transparencë të plotë të projekteve më të mëdha qeveritare dhe u përgjigjet çdo pyetjeje të qytetarëve me asistencën e Inteligjencës Artificiale.

Analisti Arben Meçe thotë se ky është një hap i suksesshëm i mazhorancës.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe thotë se deputetët tashmë ndodhen më pranë problemeve të qytetarëve, duke i dëgjuar e ofruar zgjidhje. Meçe shtoi se në protestë kanë dalë njerëz të cilët nuk kërkojnë zgjidhje, por zgjedhje, pra po kryejnë një lëvizje politike.

“Deputetët janë detyruar dhe shkojnë pranë qytetarit, duhet ta bënin që herën e parë. Atë ka për detyrë. Kjo e bën atë që çdo funksionar politik duhet të jetë te qytetari. Shqiptari e kërkon begenisjen, ai përmes begenisjes e ndjen veten të vlerësuar. Jo çdo problem që ka qytetari, zgjidhet. Por qytetari sheh që dikush po interesohet. Tani po jep mesazhin që po përpiqesh. Pastaj i thotë, po, ta zgjidha problemin. Kur qytetari e ndjen se dikush ka lëvizur dhe ia zgjidh problemin. Ata që dalin në protestë nuk janë popull. Ose shkoji parlamentit dhe thuaj që jam kundër PS. Nuk quaj normale, po kush po del në protestë? Më rezulton se këta nuk kërkojnë zgjidhje, por kërkojnë zgjedhje. Janë lëvizje politike”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *FokusAktualitet artur mecepasqyre albania