Në Shqipëri po ndërtohet më shumë se në vitin e kaluar. Instituti i Statistikave raporton për 782 leje të reja të miratuara nga pushteti vendor në gjashtëmujorin e parë të vitit gati 28% më shumë se vjet, kur 61 bashkitë e vendit kishin miratuar në total 610 leje ndërtimi. Rritja e numrit të lejeve është shoqëruar edhe me zgjerim të sipërfaqes së re të ndërtimit. Lejet e miratuara zënë rreth 684 mijë metra katrorë, nga 613 mijë metra katrorë një vit më parë. Por pavarësisht rritjes së numrit të lejeve dhe sipërfaqes, vlera e përafërt e ndërtimeve të reja ka shënuar rënie. Në janar–qershor 2026, u përllogaritën 30.2 miliardë lekë, nga 32.2 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një ulje prej 2 miliardë lekësh, ose rreth 6.2%. LEXO EDHE:Shtëpi për punonjësit e administratës, ministrja Ibrahimaj: 267 qytetarë kanë shprehur interes gjatë 24 orëve të para për kredinë me 0% interes! Pra, gjashtëmujori i parë i 2026 tregon më shumë leje dhe më shumë sipërfaqe ndërtimi, por një vlerë më të ulët të investimeve të parashikuara Ky raport i INSTAT nuk ka të përfshira lejet e ndërtimit që japin institucionet e tjera si KKT, për kullat e mëdha apo për resortet, që kanë sipërfaqe më të madhe ndërtimore por dhe vlerë më të lartë investimi. Ndërtimet e reja janë burimi kryesor i të ardhurave për pushtetin vendor. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave gjysma e parë e viti u mbyll me 18.3 miliardë lekë të ardhura nga ‘taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja’, me rritje prej 12.2 miliardë lekë krahasuar me vitin 2025. Bashkia e Tiranës është në krye me vlerën më të madhe të të ardhurave nga kjo taksë me 12.4 miliardë lekë në 6 muaj, ndjekur nga Bashkia Himarë me 1.2 miliardë lekë, më pas është Durrësi me 841 milionë dhe më tej Kavaja me 620 milionë lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. LEJET E MIRATUARA NGA BASHKITËJanar- Qershor 2025 610Janar- Qershor 2026 782Diferenca +172SIPËRFAQJA E LEJEVE TË REJAJanar- Qershor 2025 613 mijë metër²Janar- Qershor 2026 684 mijë metër²Diferenca +71 mijë metër²VLERA E PËRAFËRT E NDËRTIMEVE TË REJAJanar- Qershor 2025 32.2 mld lekëJanar- Qershor 2026 30.2 mld lekëDiferenca -2 mld lekëTabela nr.1: Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja (në mijë lekë)Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e rejaRealizimi 6M 2026Realizimi 6M 2025Rritja6M 2026-6M 2025Bashkia Tiranë12,467,4902,696,5179,770,973Bashkia Himarë1,211,035301,680909,355Bashkia Sarandë477,90370,671407,232Bashkia Durrës841,338532,741308,597Bashkia Shkodër327,47020,163307,307Bashkia Lezhë230,63641,824188,812Bashkia Kavajë620,046452,584167,462Total pushteti vendor18,342,6106,142,44612,200,164Burimi: Drejtoria e Financave Vendore, Ministria e Financave (2026) R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: ndërtimi leje ndertimi te ardhurat e bashkive bashkite ekonomi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 4795 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
