Lajme Zone
Merr flakë vend depozitimi i mbetjeve të Bulqizës, tymi mbulon zonën
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Merr flakë vend depozitimi i mbetjeve të Bulqizës, tymi mbulon zonën

Vend depozitimi i mbeturinave të Bashkisë Bulqizë mbi fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë Klos është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Vend depozitimi i mbeturinave të Bashkisë Bulqizë mbi fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë Klos është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aktivizimi i zjarrit teksa tymi i zi i shkaktuar nga mbetjet plastike që ndodhen në të ka mbuluar gjithë zonën. Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Klos është nisur menjëherë drejt vatrës së zjarrit për të asistuar në fikjen e tij. Zjarri rrezikon të përhapet në masivin pyjor me dushqe të fshatit Plan i Bardhë dhe të zbresë tek banesat. Autoritetet dyshojnë që zjarrvënia të jetë e qëllimshme dhe pritet të nisin hetimet. Venddepozitimi i mbetjeve të Bashkisë Bulqizë është në rrugën Qaf Buall – Martanesh, por mungojnë elementët e sigurisë dhe brenda fushës së mbetjeve mund të futet gjithëkush © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb