Lajme Zone
Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë

Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen” Touran, me drejtues shtetasin Maridon Dhuli 37 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fterrë. Bashkia Himarë, në ecje ka marrë zjarr. Nga zjarri ka pësuar djegie të rënda drejtuesi i mjetit, të cilit i kanë ardhur fillimisht në ndihmë kalimtarë të rastit, madje njeri prej tyre një qytetar nga Saranda, Sokol Ahmetaj, i cili vinte nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37 vjeçarit duke i hedhur xhupin e vet, njëherazi njoftoi spitalin dhe sherbimet e qarkullimit rrugor. Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 37 vjeçari u transpprtua me ambulacë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Për shuarjen e zjarrit u desh ndihma e zjarrfikëses. . Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen” Touran, me drejtues shtetasin Maridon Dhuli 37 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fterrë. Bashkia Himarë, në ecje ka marrë zjarr. Nga zjarri ka pësuar djegie të rënda drejtuesi i mjetit, të cilit i kanë ardhur fillimisht në ndihmë kalimtarë të rastit, madje njeri prej tyre një qytetar nga Saranda, Sokol Ahmetaj, i cili vinte nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37 vjeçarit duke i hedhur xhupin e vet, njëherazi njoftoi spitalin dhe sherbimet e qarkullimit rrugor. Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 37 vjeçari u transpprtua me ambulacë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Për shuarjen e zjarrit u desh ndihma e zjarrfikëses. . Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb