Lajme Zone
Mero Baze: Udhëzime për kapërcimin e krizës së Instagramit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Mero Baze: Udhëzime për kapërcimin e krizës së Instagramit

"Tensioni i krijuar ishte aq i madh sa u desh të shkëmbeheshin nota diplomatike mes kryeministrit Rama dhe grupit të majtistëve 'demokratë', të cilët akuzonin qeverinë shqiptare se qëndronte pas sulmit ndaj Agronit të 'djathtë' për shkak të rrezikut që ai paraqet për të ardhmen e pushtetit."

Shqipëria ishte para një rreziku të madh. 24 orët e fundit vendi gjendej nën një sulm të paprecedent nga kompania Meta, e cila kishte çaktivizuar disa profile në Facebook dhe Instagram në Shqipëri, mes të cilëve ishte goditur dhe një pjesë e udhëheqjes së revolucionit Flamingo. Më i plagosur dukej se ishte Agron Shehaj, të cilit iu gjendën në krah komunistët evropianë dhe një ish-deputete socialiste e Shqipërisë, e cila nga revolucioni teknologjik ka pësuar dëmin më të madh të jetës, pasi ChatGPT i ka shkatërruar dialektin me të cilin mburrej dhe tani bën deklarata toskërisht. I vetmi justifikim është që i bën ashtu ti kuptoj Agroni. Tensioni i krijuar ishte aq i madh sa u desh të shkëmbeheshin nota diplomatike mes kryeministrit Rama dhe grupit të majtistëve “demokratë”, të cilët akuzonin qeverinë shqiptare se qëndronte pas sulmit ndaj Agronit të "djathtë" për shkak të rrezikut që ai paraqet për të ardhmen e pushtetit. Alarmi mbërriti në Silicon Valley dhe më në fund u zbulua se shërbimi sekret amerikan, në kuadrin e hetimeve për rrjetin ANTIFA, ka klasifikuar profilet e Gonit si të sponsorizuara nga ANTIFA dhe i ka hakeruar ato. LEXO EDHE:Spahiu: Ja pse projekti ‘Flamingo Mirror’ pritet të promovohet kur të mbërrijë ambasadori i SHBA në Tiranë Meta kërkoi ndjesë për shkëputjen aksidentale, ndërsa në Shqipëri u rikthye qetësia dhe sonte në mbrëmje presim që Goni të pyesë sekretaren e vet: “Si u ndjeve një natë pa kryeministrin tënd?” Dhe ajo t’i thotë: “Ishte nata më e gjatë e jetës sime.” Pas gjithë kësaj komedie falas, të gjithë jemi më të qetë, pasi sonte Goni nuk do të na mungojë në Facebook. Tani mbetet vetëm të sqarohet si arriti qeveria shqiptare të marrë në dorë Facebook-un dhe Instagram-in, kur për faqet e institucioneve të veta duhet të thërrasë një djalë nga jashtë sa herë harrojnë fjalëkalimin. Por kjo nuk ka shumë rëndësi. Tani është e rëndësishme faza e dytë e këtij aksioni: shpjegimi i fitores mbi qeverinë që i bllokoi. Hapja e llogarisë tani do të shpallet tërheqje e regjimit përballë presionit ndërkombëtar. Goni duhet të rikthehet në bulevard si i burgosur politik që sapo ka fituar lirinë e fjalës. Ai do të falënderojë miqtë demokratë evropianë, të përshëndesë qëndrestarët dhe të sigurojë popullin se këto orë të vështira vetëm sa ia kanë shtuar vendosmërinë për të postuar edhe më shumë. Mundësisht me një video nga zyra, që njerëzit të binden se është mirë dhe se gjatë mungesës nuk i kanë cenuar kushtet e ndriçimit dhe prodhimin e videove. Ndërkohë, do të ishte mirë që opozita të hartonte një plan B, për raste të tilla. Të ketë një numër telefoni të tipit 0900 ku qytetarët të marrin informacion nëse udhëheqësi nuk poston për më shumë se dy orë. Dikush t’u përgjigjet, a është mirë, ka ngrënë, po provon të hyjë nga një telefon tjetër, etj.. Sepse këtu është bërë e vështirë të dallosh një opozitar të censuruar nga një opozitar që i ka mbaruar bateria. Për sonte, sidoqoftë, rreziku kaloi. Goni mund të postojë, miqtë e tij mund ta shpërndajnë dhe qeveria mund të vazhdojë punën deri në defektin tjetër. Vetëm atë kërkesën e tepëruar që ka Meta, për të vërtetuar se nuk je robot, duhet ta heqë. Nuk mund t’i kërkosh një udhëheqësi si Goni të humbasë kohë duke gjetur semaforët në nëntë fotografi për të provuar që nuk është robot. Kjo është një shpikje e Edi Ramës për të krijuar idenë që kundërshtarët e tij nuk numërojnë dot deri më 9. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Mero Baze instagram agron shehaj flamingo chatgpt Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.3% Vota total: 3033 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?