Ndarja territoriale e propozuar nga Partia Socialiste ka përfunduar në një debat të brendshëm brenda Partisë Socialiste, jo për arsyet se si duhet të jetë ndarja territoriale, por për shkak se ajo është kthyer në një parametër për epshin politik brenda partisë të drejtuesve të qarqeve. Kjo e ka degraduar tanimë debatin e shëndetshëm profesional mbi ndarjen territoriale dhe e ka transformuar atë në një debat në balancën e pushtetit politik brenda partisë. Takimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama me 15 kryetarët e bashkive që parashikohen të shkrihen nuk zgjidh gjë në këtë mes, pasi problem më i madh nuk janë bashkitë që janë shkrirë, por bashkitë që për të njëjtat arsye duhet të ishin shkrirë. LEXO EDHE:Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Euronews: Sulmi i vitit 2022, shtysë për transformim! Rama: Mund të ishim gjunjëzuar por sot jemi të parët në botë Gjestet “revoltuese” të djegies së teserave natyrisht janë çështje kryetarësh dhe përpjekje për t’iu imponuar që të mos shkrihen bashkitë, por përtej këtyre gjesteve primitive, brenda Partisë Socialiste ka realisht pakënaqësi në nivele të larta politike për ndarjen. Nuk është fjala pse duhet shkrirë Poliçani. Natyrisht që duhet shkrirë, por është më logjike të bashkohet me atë që ka qenë, pra me Skraparin, sesa me Beratin. Njësoj dhe Ura Vajgurore. Ajo është vazhdim natyral i Kuçovës dhe jo i Beratit. Kur dhe Poliçanin dhe Urën Vajgurore ia jep Beratit dhe lë pa kuptim Çorovodën vetëm, duket që ka një influencë politike dhe jo një kriter unik për gjithë vendin. Njësoj mund të thuhet për Divjakën. Është logjike që ajo të shkrihet me Lushnjën, por nuk është aspak logjike që Roskoveci të qëndrojë me të njëjtin kriter bashki më vete dhe Patosi, që është një qytet dyfish më i madh se Roskoveci, të bashkohet me Fierin. Mund të bashkohej me Roskovecin dhe të bëhej një bashki tjetër e madhe. Dhe këtu duket që kriteri ka qenë politik. Qarku i Gjirokastrës me të drejtë u ribë i gjithi duke u koncentruar në tre rrethet historike, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, por në Sarandë, Konispoli nuk ka ndonjë arsye të jetë më vete dhe jo me Sarandën, nëse përdorim të njëjtin kriter. Po kështu, kur bashkon Cërrikun dhe Belshin me Elbasanin, prapë nuk gjen dot arsye pse të mos bashkosh dhe Peqinin, pasi bashkë kanë qenë. Duket që dhe këtu ka kriter politik. Pikërisht humbja e kritereve profesionale të shkrirjes së bashkive në njësi më të vogla, duke u mbështetur në arsyetime jo bindëse, janë shkaku i pakënaqësisë së brendshme në PS, pasi shumë drejtues qarqesh kanë besuar se kriteret do jenë rigoroze për të gjithë dhe ata do të ishin të gjithë të barabartë para kritereve. Tani duket qartë që “disa kanë qenë dhe më të barabartë” dhe kjo ka ngjallur pakënaqësi. Nuk e kam fjalën për pakënaqësitë e kryetarëve që humbasin bejlerllëkun, por të atyre që nuk e humbasin dhe që mbijetojnë pikërisht se reforma nuk mbështetet mbi parime të qarta që prodhojnë një hartë të re, por mbështetet mbi një hartë që prodhon parime sipas nevojës. Dhe kjo do guxim të rishikohet pa qenë nevoja të shkojnë të gjithë të xhindosur drejt votimit. Parimet shmangin konfliktin dhe mbi të gjitha rivalitetin e shpifur të disa deputetëve, për shkak se bashkitë e tyre s’i ka zënë lapsi. Kjo nuk do të thotë se ata kanë më shumë pushtet, pasi dhe ata mund t’i zërë lapsi në vend të bashkive, por një ndarje që ka më shumë përjashtime se rregulla, nuk qëndron dot në këmbë, as brenda Partisë Socialiste, as brenda parlamentit. Po të jetë për qoka, Partia Socialiste më mirë e ka t’i bëjë një qokë PD dhe të miratojë ndarjen e saj, dhe të quhet konsensuale, sesa të miratojë një hartë të saj, që krijon një klimë toksike edhe brenda PS. Qokë se qokë, të paktën le t’ia bëjnë qokën opozitës, nëse nuk duan të kenë as kritere. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: sali berisha edi rama PD PS Mero Baze harta teritoriale reforma territoriale Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 42.8% Jo 50.2% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3735 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
