Lajme Zone
“Mercenarë nga Spanja erdhën për të ushtruar dhunë”/ Paralajmërimi i Ramës: Do gjeni belanë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Mercenarë nga Spanja erdhën për të ushtruar dhunë”/ Paralajmërimi i Ramës: Do gjeni belanë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në platformën X, ...

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se pjesë e protestës së djeshme në kryeqytet një ditë më parë ishin dhe disa mercenarë që sipas tij kishin ardhur nga Spanja për të ushtruar dhunë dhe për të treguar muskujt para Ministrisë së Arsimit.

Rama paralajmëroi duke theksuar se çdo kush do të dhunojë në Shqipëri do të gjejë belanë për të rihyrë apo për të qëndruar i qetë në Europë, pa mbaruar njëherë punë me drejtësinë këtu në Tiranë. “Të jetë i bindur çdo dhunues, qoftë me banim në Tiranë dhe qoftë si ata me bluza të bardha e me maska që kishin ardhur dje nga Spanja, si mercenarë të paguar për të ushtruar dhunë dhe që tregonin muskujt në rrugën e Ministrisë së Arsimit se kush do të dhunojë në Shqipëri do të gjejë belanë për të rihyrë apo për të qëndruar i qetë në Europë, pa mbaruar njëherë punë me drejtësinë këtu në Tiranë”, tha Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.