Nuk ka rëndësi sa identitete përdori, në sa shtete u fsheh apo sa vite kaluan. Për Shtetet e Bashkuara, rasti i Sokol Hoxhës është dëshmi se askush nuk mund ta përdorë sistemin amerikan të emigracionit për t'iu shmangur drejtësisë. 51-vjeçari nga Fieri, i dënuar në Shqipëri për vrasjen e dy vëllezërve në Patos dhe me burgim të përjetshëm në Belgjikë për një tjetër vrasje, u ekstradua më 6 gusht pas gati tre dekadash në arrati. LEXO edhe...Tiranë/ 10-vjeçari përplaset nga motori dhe makina! Pranga 27-vjeçarit, nën hetim 47-vjeçari Këtë të premte, Ambasada Amerikane në Tiranë shpjegoi se si u arrit identifikimi dhe ekstradimi i tij i fund falë punës së Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS), në bashkëpunim me Shërbimin e Marshallëve të SHBA-së, ICE, Departamentin Amerikan të Drejtësisë, INTERPOL-in he Policinë e Shtetit Shqiptar. "Sokol Hoxha mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij. I dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri (2000) dhe për një vrasje tjetër në Belgjikë (2010), Hoxha kaloi dekada duke iu shmangur autoriteteve të zbatimit të ligjit — duke përdorur një identitet të rremë, duke siguruar status ligjor në një tjetër vend europian dhe, përfundimisht, duke përfituar qëndrim të përhershëm të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara nën një emër të rremë. Kjo ndryshoi falë punës së palodhur të Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë. Duke bashkëpunuar me Shërbimin e Marshallëve në SHBA, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit Shqiptar, DSS luajti një rol kyç në identifikimin e saktë të Hoxhës — duke zbuluar një periudhë gati 30-vjeçare fshehjeje të identitetit të tij" shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane. 51-vjeçari nga Fieri u ekstradua më 6 gusht nga SHBA në Shqipëri, pas gati 30 vitesh në arrati. Ai është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj në Patos, ndërsa në Belgjikë është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shtetases shqiptare Brunilda Dervishi. Sipas autoriteteve shqiptare, pas ngjarjeve të 1999-ës ai u largua fillimisht në Greqi, më pas në Belgjikë dhe më vonë në Mbretërinë e Bashkuar, ku siguroi identitetin e rremë Hysen Gashi. Me këtë identitet hyri në Shtetet e Bashkuara dhe arriti të përfitonte edhe qëndrim të përhershëm të ligjshëm. Arratia përfi në muajin maj, kur u arrestua në Ohio. Pas procedurave ligjore, më 6 gusht ai u ekstradua në Shqipëri, ndërsa këtë të premte Ambasada Amerikane e përdori rastin e tij për të theksuar se SHBA nuk do të jetë strehë për personat që përpiqen t'i shmangen drejtësisë duke përdorur identitete të rreme. "Shtetet e Bashkuara nuk do të shërbejnë si strehë e sigurt për ata që keqpërdorin sistemin tonë të imigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për krime të dhunshme të kryera jashtë vendit. DSS është krenare që qëndron përkrah partnerëve tanë vendas dhe ndërkombëtarë në këtë mision" thuhet në deklaratën e saj Share U.D/ReportTv.al Tirane ambasada e shba sokol hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.5% Jo 60.5% Nuk e di 5% Vota total: 2632 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

