Lajme Zone
'Putini mund të godasë një vend të NATO-s', Wall Street Journal zbulon vlerësimin e ri të inteligjencës amerikane: Objektivi do të ishte përçarja e Aleancës
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Putini mund të godasë një vend të NATO-s', Wall Street Journal zbulon vlerësimin e ri të inteligjencës amerikane: Objektivi do të ishte përçarja e Aleancës

Sipas raportit, nuk flitet për një pushtim në shkallë të gjerë, por për skenarë që variojnë nga sulmet kibernetike deri te një inkursion i kufizuar në territorin e një vendi anëtar të NATO-s.

A mund të jetë një vend i NATO-s objektivi i radhës i Vladimir Putinit? Sipas një analize të publikuar nga Wall Street Journal, kjo nuk përjashtohet më nga inteligjenca amerikane. Gazeta, duke cituar zyrtarë amerikanë, shkruan se raportet më të fundit të inteligjencës kanë ndryshuar vlerësimin e deritanishëm dhe tani konsiderojnë se Kremlini mund të testojë vendosmërinë e Aleancës me një veprim të kufizuar ushtarak ose hibrid në vitet e ardhshme. LEXO edhe...Zelensky publikon pamjet ku droni rus ndjek dhe godet një qytetar: Bota duhet ta shohë që Moska është çmendur (VIDEO) Sipas raportit, nuk flitet për një pushtim në shkallë të gjerë, por për skenarë që variojnë nga sulmet kibernetike deri te një inkursion i kufizuar në territorin e një vendi anëtar të NATO-s. Ky është një ndryshim i rëndësishëm në krahasim me vlerësimet e mëparshme të Uashingtonit. Deri pak muaj më parë, zyrtarët amerikanë e konsideronin jo shumëë të besueshme mundësinë që Rusia të provokonte drejtpërdrejt NATO-n, për sa kohë ishte e angazhuar në luftën në Ukrainë. Por sipas Wall Street Journal, ky vlerësim ka ndryshuar në fillim të këtij viti. Inteligjenca amerikane beson se sa më shumë të zgjatet lufta dhe sa më shumë të shtohet presioni ndaj Kremlinit, aq më i madh bëhet rreziku që Moska të kërkojë të testojë unitetin e Aleancës. Raporti përmend se Rusia ka pësuar humbje të mëdha në Ukrainë, ndërsa sulmet me dronë të Kievit po godasin gjithnjë e më shpesh objektiva ushtarake dhe infrastrukturën e naftës në territorin rus. Në këtë situatë, sipas burimeve të gazetës, ekziston frika se Putini mund të zgjedhë një provokim të kufizuar ndaj NATO-s për të vënë në provë reagimin e saj. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë, sipas gazetës, shohin si sinjale paralajmëruese edhe incidentet e muajve të fundit, kur raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë ose dronë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Rumanisë. Sipas tyre, një veprim i tillë nuk do të kishte domosdoshmërisht si synim pushtimin e një vendi të NATO-s, por testimin e unitetit të Aleancës dhe të reagimit të Shteteve të Bashkuara. "Pyetja është se si do të përgjigjeshin Shtetet e Bashkuara në një situatë të tillë", tha Heather Conley, studiuese në American Enterprise Institute. Ajo shtoi se dobësimi i besueshmërisë së NATO-s dhe krijimi i përçarjeve mes SHBA-së dhe aleatëve evropianë ka qenë prej kohësh një objektiv strategjik i Rusisë. Në të njëjtën kohë, raporti ngre shqetësimin se Pentagoni po përballet me mungesa të disa municioneve strategjike, pasi një pjesë e konsiderueshme e rezervave është përdorur për mbështetjen e Ukrainës dhe gjatë operacioneve ushtarake kundër Iranit. U.D/ReportTv.al nato vladimir putin Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.7% Jo 60.3% Nuk e di 5% Vota total: 2671 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?