Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lënë për disa ditë angazhimet në Palazzo Chigi për të kaluar pushimet verore në La Maddalena, në Sardenjë, së bashku me vajzën e saj Ginevra.
Revista italiane Oggi ka publikuar pamje të Melonit gjatë ditëve të pushimit, larg kostumeve zyrtare dhe protokollit që e shoqëron zakonisht kryeministren italiane. Në një prej fotografive, ajo shfaqet në det me maskë dhe tub zhytjeje, ndërsa revista e prezanton me titullin: “Maskë dhe tub: e njihni?”.
Sipas Oggi, Meloni po kalon disa ditë në La Maddalena me vajzën Ginevra, duke shfrytëzuar pushimin për plazh dhe aktivitete në det.
Fotografitë kanë tërhequr vëmendjen pikërisht për imazhin e pazakontë të kryeministres: me flokët e lagur, maskën e zhytjes dhe pothuajse të panjohshme krahasuar me paraqitjet e saj të përditshme institucionale.
Meloni ka zgjedhur edhe këtë verë Sardenjën për disa ditë larg Romës, përpara rikthimit në aktivitetin e plotë politik dhe qeveritar pas pushimeve të gushtit.

