Në ditët kur shqiptarët janë ngritur të gjithë peshë duke kundërshtuar vendimin e Speciales, e cila dënoi me 81 vite burg çlirimtarët e Kosovës, mediat serbe kanë shkruar artikuj për këtë moment që ka thyer zemrat e të gjithëve, ndërsa kryqëzohet artistja Leonora Jakupi dhe Hashim Thaçi.
Me një gjuhë urrejtjeje dhe propagandë mjaft të qartë, media Nportal shkruan se Leonora është një nga admirueset më të mëdha të figurave të UÇK-së, me në fokus Hashim Thaçin të cilin ata e cilësojnë si gjarpër.
“Kënga e saj më e famshme nga periudha e konfliktit, "A vritet pafajësia" ("A po vritet pafajësia"), u shkrua në fund të viteve 1990 dhe i kremton hapur luftëtarët nga Drenica, nga vjen vetë Thaçi, i njohur edhe me nofkën "Gjarpri" ose "Gjarpri”” shkruhet në artikullin e medias serbe.
Për të mos u mjaftuar me kaq, media serbe nxjerr në pah se si Leonora Jakupi ka ndërtuar karrierën e saj muzikore duke i kënduar luftëtarëve që luftuan për pavarësinë e Kosovës dhe kundër shtypjes së serbëve. Ndërsa nxjerrin në pah dhe detaje të tjera nga jeta e saj personale si dhe dëshira që i ka lindur për t’i kënduar çlirimtarëve duke i kujtuar humbjen e babait në luftë.
“Ajo vjen nga Skënderaj i Drenicës, një zonë që ishte bastioni kryesor i UÇK-së dhe baza politike e Hashim Thaçit, dhe babai i saj ishte vetë anëtar i asaj organizate dhe u vra në konfliktet e vitit 1998” vijon më tej artikulli i medias serbe.
Në lidhje me këtë raportim në të cilin mbizotëron gjuha e urrejtjes, ka reaguar dhe vetë artistja Leonora Jakupi, e cila ka ripostuar publikimet e bëra nga miqtë dhe shqiptarë të cilët e cilësojnë si mbretëreshën e estradës shqiptare.

