Përtej brigjeve spanjolle, ekspertët e udhëtimit rekomandojnë tre destinacionet më të mira për të shijuar pushimet, edhe pas përfundimit të muajit gusht, shkruan media digjitale spanjolle “HOY Aragón”.
Shtatori konsiderohet një nga muajt më të përshtatshëm për një udhëtim drejt Mesdheut.
Vera ende nuk është larguar plotësisht, temperaturat mbeten të ngrohta dhe, për më tepër, plazhet fillojnë të zbrazen pas fluksit turistik. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Shqipëria është renditur mes tre destinacioneve mesdhetare të rekomanduara për pushime në plazh gjatë muajit shtator, së bashku me Maltën dhe Siçilinë.
Sipas ekspertëve të “Inteligencia Viajera”, shtatori konsiderohet një nga periudhat më të përshtatshme për të udhëtuar drejt Mesdheut, pasi temperaturat mbeten të ngrohta, ndërsa plazhet nisin të kenë më pak vizitorë, pas fluksit të lartë turistik.
Për turistët spanjollë që kërkojnë diell, det dhe mot të favorshëm, pa zgjedhur destinacione të largëta, Shqipëria veçohet si një alternativë që ofron jo vetëm bregdet, por edhe natyrë, kulturë dhe trashëgimi historike.
Në përzgjedhjen e publikuar nga “Inteligencia Viajera”, përveç Shqipërisë, renditen edhe Malta dhe Siçilia.
Media spanjolle thekson se këto destinacione ofrojnë alternativa për turistët, që kërkojnë plazhe, aventura në natyrë apo përvoja kulturore.
Shqipëria, destinacioni mesdhetar që vijon të tërheqë vëmendje
Shqipëria ka fituar gjithnjë e më shumë vëmendje vitet e fundit, falë peizazheve të saj natyrore, gastronomisë dhe qyteteve historike.
Përtej zonave bregdetare, vendi ofron një sërë atraksionesh natyrore, që u mundësojnë vizitorëve të zbulojnë një tjetër dimension të Shqipërisë.
Mes tyre përmenden ujëvara e Grunasit dhe ujërat termale të Bënjës.
Kombinimi i natyrës dhe kulturës e bën Shqipërinë, një alternativë të veçantë për turistët që kërkojnë një destinacion mesdhetar për pushimet e shtatorit.
Gjithnjë e më shumë turistë zgjedhin të udhëtojnë në shtator, periudhë që në sektorin e turizmit njihet si “sezoni i ndërmjetëm”.
Gjatë këtij muaji, temperaturat në Shqipëri mbeten të favorshme për pushime, ndërsa fluksi i vizitorëve zakonisht, është më i ulët krahasuar me muajt e sezonit të lartë.
Po ashtu, aktiviteti turistik vijon edhe pas përfundimit të gushtit dhe, në përgjithësi, çmimet mund të jenë më të ulëta krahasuar me periudhën e pikut të sezonit, duke e bërë shtatorin një muaj të përshtatshëm për të vizituar Shqipërinë dhe për të zgjatur pushimet verore./ATSH Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet shqiperia turistiketurizmi ne shqiperi

