Lajme Zone
Media malazeze: Serbia dhe Shqipëria pas veprimtarive hibride ndaj Malit të Zi! Bardhi kërkon sqarime nga qeveria shqiptare
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Media malazeze: Serbia dhe Shqipëria pas veprimtarive hibride ndaj Malit të Zi! Bardhi kërkon sqarime nga qeveria shqiptare

Media malazeze “Vijesti” raporton se Shqipëria dhe Serbia janë dy shtetet të cilave kryeministri Milojko Spajiç iu referua kur paralajmëroi për veprimtari të koordinuara hibride kundër Malit të Zi, deklaratë që ka sjellë kërkesa për sqarime nga Tirana dhe mbledhje urgjente të institucioneve të sigurisë në Podgoricë.

Media malazeze ‘Vijesti’ ka ngritur pretendime që Shqipëria dhe Serbia janë dy vendet për të cilat kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, kishte parasysh kur një ditë më parë paralajmëroi për një veprimtari të koordinuar hibride që synon destabilizimin e vendit të tij. "Kemi informacione serioze operative të sigurisë se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve të rinj të negociatave do të shoqërohet me veprimtari të koordinuara hibride, ku janë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit. Sipas informacioneve tona, këto aktivitete synojnë destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritshme të disa aktorëve politikë dhe një pjese të skenës mediatike në vendin tonë. Ne jemi në dijeni të këtyre synimeve dhe e dimë se cili është qëllimi i tyre. Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe nuk do ta ndalin rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi i përditshëm i çdo strukture politike" tha Spahiç, duke mos përmendur asnjë emër. Media malazeze ‘Vijesti’ raportoi me bujë se vendet të cilave po u referohej Spahiç ishin pikërisht Shqipëria dhe Serbia. LEXO EDHE:Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt Bashkimin Europian “Serbia dhe Shqipëria janë dy shtetet për të cilat kryeministri Milojko Spajiç (Lëvizja Evropa Tani) mendonte në postimin e tij në rrjetin social ‘Iks’, në të cilin foli për veprimtari hibride”, mëson “Vijesti” nga disa burime" shkruan gazeta në raportimin e saj. Lajmi bëri bujë në rrjet dhe solli reagimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili kërkon që qeveria shqiptare të sqarojë menjëherë nëse Shqipëria është përfshirë në këto pretendime. Bardhi thotë se raportimet janë “jashtëzakonisht serioze” dhe se, nëse nuk janë të sakta, qeveria duhet t’i përgënjeshtrojë menjëherë. Nëse, nga ana tjetër, ekziston një bazë konkrete për këto shqetësime, sipas tij, publiku shqiptar duhet të dijë se çfarë po ndodh . “Është e papranueshme që Shqipëria të lejojë të krijohet qoftë edhe përshtypja se mund të jetë pjesë e ndonjë skenari të koordinuar me Serbinë për destabilizimin e Malit të Zi. Shqipëria nuk është dhe nuk duhet të bëhet instrument i askujt në rajon”, shprehet Bardhi. Ai kërkoi që Tirana t’i kërkojë zyrtarisht Podgoricës të sqarojë nëse Spajiç i referohej Shqipërisë, nëse autoritetet malazeze kanë informacion konkret për institucione, individë apo struktura shqiptare dhe mbi çfarë të dhënash janë ngritur këto shqetësime. Bardhi kërkon gjithashtu garanci të qartë nga qeveria shqiptare se asnjë institucion i Republikës së Shqipërisë nuk ka marrë pjesë dhe nuk do të marrë pjesë në veprimtari që synojnë destabilizimin e Malit të Zi apo të ndonjë vendi tjetër fqinj. Ndërkohë, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka thirrur për të hënën një mbledhje urgjente të Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri. Në mbledhje pritet të kërkohen informacione të detajuara nga drejtuesit e sektorit të sigurisë për pretendimet e Spajiçit dhe një vlerësim i plotë i situatës së sigurisë në vend. Deputeti i Partisë Popullore Demokratike (DNP), Vladislav Bojoviç, nga ana tjetër i ka komentuar deklaratat e kryeministrit malazez si shenjë pafuqie dhe paniku para zgjedhjeve të ardhshme dhe një justifikim për mosmbajtjen e premtimeve. “Nëse një përfaqësues i kësaj qeverie, të udhëhequr nga Kryeministri, ka informacion, që dikush po punon kundër shtetit, ata duhet t’i kallëzojnë penalisht dhe t’i arrestojnë e jo të bëjnë ankande nëpër media” tha Bojoviç duke akuzuar qeverinë se ka dorëzuar kontrollin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë shërbimit inteligjent kroat. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: serbi mali i zi Milojko Spajiç gazment bardhi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.9% Keq 35.3% Nuk e di 12.8% Vota total: 4438 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?