Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Më vjen turp që më përfaqëson ky kryeministër!” – Emigranti shpërthen ndaj Ramës në protestë: Bizneset e shkollat janë braktisur, patronazhistët të mbajnë turpin


Qëndresa qytetare në ditën e 73-të të protestës ka vijuar me fjalime të forta nga përfaqësues të diasporës. Një emigrant i kthyer nga jashtë posaçërisht për t’iu bashkuar tubimit përpara Kryeministrisë ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë dhe situatës ku ndodhet vendi.

Qëndresa qytetare në ditën e 73-të të protestës ka vijuar me fjalime të forta nga përfaqësues të diasporës. Një emigrant i kthyer nga jashtë posaçërisht për t’iu bashkuar tubimit përpara Kryeministrisë ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë dhe situatës ku ndodhet vendi. Në fjalën e tij para protestuesve, ai theksoi se vendi po përballet me padrejtësi në çdo valencë të jetës, ndërsa vuri në dukje braktisjen e sektorëve vitalë të shoqërisë: “Kam ardhur nga jashtë për protestën. Ka shumë padrejtësi në shumë aspekte. Shteti duhet të ndihmojë shqiptarët që të jetojnë këtu. Biznesi është braktisur, shkollat janë braktisur. Ndihem shumë i turpëruar nga kjo situatë dhe do protestoj, prandaj jam këtu sot.” Më tej, emigranti shprehu revoltën e tij të thellë ndaj figurës publike të kryeministrit dhe sistemit të patronazhimit, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos shesin dinjitetin: “Më ka ardhur turp nga kryeministri im. A është kryeministër apo alabak që shkon e ulet në gjunjë? Më vjen turp që një kryeministër si ky më përfaqëson mua. Patronazhistët për 5 lekë mendojnë se realizuan jetën e tyre, por ata duhet të mbajnë turpin!” deklaroi ai nga podiumi i protestës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb