Lajme Zone
Me shpejtësi skëterrë, motori përplaset me murin e një hoteli në Golem! 2 të vdekur (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Me shpejtësi skëterrë, motori përplaset me murin e një hoteli në Golem! 2 të vdekur (VIDEO)

Elton Luzati 44 vjeç nga Tirana si dhe pasagjeri ende i paidentifikuar humbën jetën pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një murin e një hoteli. Dyshohet se shkak ishte shpejtësia e lartë.

GOLEM- Dy persona të cilët udhëtonin me motor humbën jetën pak pas mesnate në Golem. Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari Elton Luzati e drejtonte motorin me shpejtësi të madhe. Në një moment, ai ka humbur kontrollin, është ngjitur në trotuar, dhe është përplasur me murin e një hoteli anë rrugës. Goditja ka rezultuar fatale për të dy, edhe shoferin edhe pasagjerin, të cilët ndërruan jetë në vend. Drejtuesi i motorit, ishte me banim në Tiranë, ndërsa pasagjeri akoma nuk është identifikuar. "Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. LEXO EDHE:Vidhet me dhunë marketi në Durrës, 26-vjeçari kap arkëtaren për flokësh dhe e detyron t’i dorëzojë paratë e xhiros! Në kërkim nga Policia (EMRI) Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar", njoftoi sot policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: golem Durres aksident rrugor Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53.6% Keq 33.1% Nuk e di 13.2% Vota total: 824 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?