Lajme Zone
'Me San Marinon morëm atë që deshëm', Sherri e Mitaj: Finlanda vendimtare! Debutimi si kuqezi, Qefalija: Ndjenjë e papërshkrueshme
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

'Me San Marinon morëm atë që deshëm', Sherri e Mitaj: Finlanda vendimtare! Debutimi si kuqezi, Qefalija: Ndjenjë e papërshkrueshme

Për kuqezinjtë të cilët zbritën në fushë 3 pikët kundër San Marinos ishin më të rëndësishme se loja. Në këtë duel pati edhe debutime, mes të cilëve Klevi Qefalija i cili tha se është ndienjë e papërshkrueshme të luash me kombëtaren.

Kombëtarja shqiptare mori 3 pikëshin e dytë në grupin e Ligës së Kombeve, duke mposhtur 0-3 San Marinon, por loja e kuqezinjve nuk bindi edhe pse përballë ishte rivali me renditjen më të dobët në FIFA. “E realizuam atë që donim të bënim, për ta zhbllokuar rezultatin shumë shpejt. Kishte ndonjë moment që lëshuam pak terren, por rezultati ishte i pastër dhe kjo është ajo që ka rëndësi,”-u shpreh Alen Sherri, portier i Kombëtares. “Ishte një ndeshje shumë shumë e mirë. Bëmë një ndeshje shumë shumë të fortë ndaj një kundërshtari që nuk ishte i lehtë, pasi mbrojnë dhe të bezdisin shumë. Nuk të lënë hapësira për të luajtur,”-tha Mario Mitaj, futbollist i Kombëtares. LEXO EDHE:Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk e diskuton San Marinon, fiton pastër në transfertë! Kuqezinjtë të parët e grupit “Kundër San Marinos donim fitoren me çdo kusht. E dinim që në këto ndeshje mundësia për 3 pikët është e madhe, por njëkohësisht ke shumë për të humbur. Kjo është arsyeja përse e nisëm shumë fort, ndërsa më pas menduam për sfidën e radhës,”-deklaroi Rolando Maran, trajner i Kombëtares. Përveç Samuele Sinës në mbrojtje, në këtë ndeshje për Shqipërinë debutoi edhe mesfushori Klevi Qefalija, i cili u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë. “Është një ndiejnë e papërshkrueshme. Është diçka shumë e bukur të debutosh me kombëtaren. Jam shumë i lumtur për këtë. Gjej rastin të falenderoj stafin që më dha besimin. Shpresoj të kem bërë më të mirën. Dëshira ishte shumë e madhe për të debutuar, por në fund vendimet i merr trajneri,”-tha Klevi Qefalija, futbollist i Kombëtares. Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë kundër Finlandës, që konsiderohet kundërshtari direkt për vendin e parë në grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve. “Është një ndeshje direkte për kreum kundër Finlandës sepse ne dhe ato konsiderohemi si favoritët për grupin. Nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe fakti që ne kemi mposhtur Bjellorusinë dhe këta të fundit barazojnë me Finlandën nuk do të thotë asgjë,"-u shpreh Alen Sherri, portier i Kombëtares. “Do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Finlanda është një nga favoritet e grupit dhe mezi pres të luajmë ndeshjen e radhës,”-deklaroi Mario Mitaj, futbollist i Kombëtares. Shqipëria pas ndeshjeve të dyta udhëheq grupin me 6 pikë, 2 më shumë se Finlanda ndërsa përballja direkte në Helsinki do të luhet të shtunën e 3 tetorit në orën 15:00. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: kombetarja shqiptare Samuele Sina klevi qefalija alen sherri mario mitaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.7% Disi 7.3% Vota total: 4515 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?