Lajme Zone
Çunat s’e lënë Kombëtare, shohin Kombëtaren nga mali
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Çunat s’e lënë Kombëtare, shohin Kombëtaren nga mali

Kombëtarja shqiptare luajti dje ndaj San Marinos në transfertë, në “San Marino Stadium”, ku mbështetja e tifozëve kuqezi ishte e jashtëzakonshme.

Kombëtarja shqiptare luajti dje ndaj San Marinos në transfertë, në “San Marino Stadium”, ku mbështetja e tifozëve kuqezi ishte e jashtëzakonshme.

Sektori i rezervuar për tifozët shqiptarë ishte mbushur plot, por edhe ata që nuk arritën të siguronin një biletë gjetën mënyrën e tyre për të qenë pranë Kombëtares.

Në pamjet e siguruara nga JOQ ALBANIA, disa tifozë kuqezi shihen të pozicionuar në majë të malit, nga ku ndoqën ndeshjen e Kombëtares.

Kur stadiumi është plot, shqiptarët gjejnë një tjetër mënyrë për ta parë ekipin e zemrës. Sepse për Kombëtaren, tifozëria nuk njeh as kufij, as tribuna!