Lajme Zone
“Më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”, Spiropali sfidon Ramën pas përjashtimit nga PS
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”, Spiropali sfidon Ramën pas përjashtimit nga PS

Ish-ministrja Elisa Spiropali ka reaguar me një mesazh të gjatë pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke deklaruar se nuk pendohet dhe nuk pret mëshirë nga askush. Në reagimin e saj, Spiropali përdor një metaforë mitologjike për të përshkruar situatën, duke u shprehur se edhe nëse i pritet një kokë, i dalin shtatë të tjera. “Pavarësisht nga numri i kokave të prera, 1, 7, apo 17, unë nuk pendoh

Ish-ministrja Elisa Spiropali ka reaguar me një mesazh të gjatë pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke deklaruar se nuk pendohet dhe nuk pret mëshirë nga askush. Në reagimin e saj, Spiropali përdor një metaforë mitologjike për të përshkruar situatën, duke u shprehur se edhe nëse i pritet një kokë, i dalin shtatë të tjera.

“Pavarësisht nga numri i kokave të prera, 1, 7, apo 17, unë nuk pendohem, nuk lutem, nuk gjunjëzohem, nuk pres mëshirë kurrë dhe prej askujt. Për mua nuk ekziston mëshira. Për mua ekziston Drejtësia”, shkruan ajo.

Në reagimin e saj, Spiropali përdor një gjuhë metaforike dhe sfiduese, duke krahasuar veten me një krijesë mitologjike, së cilës, edhe nëse i pritet një kokë, i dalin shtatë të tjera.

“Unë ngul këmbë si mushka për diçka të drejtë. Jo me javë e me muaj, por deri në fund të frymës, deri matanë jetës e përtej vdekjes”, shprehet Spiropali. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm