Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Rovena Zoto (Bozo), është zyrtarisht kandidatja e dytë në garën për postin e Prokurores së Përgjithshme. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb dhe News24 se Zoto ka dorëzuar dokumentacionin e kandidimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Rovena Zoto ushtron aktualisht detyrën si prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Ajo u emërua prokurore në vitin 2010, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, ndërsa gjatë karrierës së saj ka shërbyer në Prokuroritë e Lushnjës, Fierit dhe Tiranës. Gjatë 16 viteve në sistemin e drejtësisë, Zoto ka hetuar çështje që lidhen kryesisht me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe hetimet pasurore. Një nga dosjet më të fundit të drejtuara prej saj është ajo ndaj Granit Pepnikës, e njohur si çështja e Call Center-ave mashtrues. Një ditë më parë, kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm e dorëzoi edhe prokurori i SPAK, Adnand Xholi. Me kandidimin e Rovena Zotos, gara për drejtimin e organit të akuzës numëron tashmë dy kandidatë.
Olsjan Çela e mbyll mandatin e tij 7-vjeçar në Prokurorinë e Përgjithshme në dhjetor të vitit 2026, pa të drejtë riemërimi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Call Center-at Granit Pepnika prokuror i pergjithshem Rovena Zoto Tirane

