Një qytetar ka denoncuar në JOQ Albania marrjen e çelësave të makinës brenda një marketi në Pogradec, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Në video duket një grua, e cila sipas denoncuesit është personi që merr çelësat e automjetit nga ambientet e marketit.
Qytetari thotë se për rastin ka bërë tashmë denoncim në polici, por ka vendosur ta bëjë publike edhe përmes JOQ Albania, me shpresën se publikimi i pamjeve do të ndihmojë në identifikimin e saj dhe zgjidhjen më të shpejtë të situatës.
“Më kanë marrë çelësat e makinës në një market në Pogradec. Kam bërë edhe denoncimin në polici, por ndoshta duke e publikuar zgjidhim ndonjë gjë më shpejt”, shkruan ai.

