Lajme Zone
“Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund”/ Aurela Gaçe në mbështetje të të rinjve protestues: Kanë humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu
PolitikëBalkanWeb

“Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund”/ Aurela Gaçe në mbështetje të të rinjve protestues: Kanë humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin për të ardhmen e të rinjve në Shqipëri, në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej ditësh.

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin për të ardhmen e të rinjve në Shqipëri, në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej ditësh. Përmes disa pyetjeve të drejtpërdrejta, artistja vë në fokus humbjen e shpresës te të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen në vend, si dhe largimin e vazhdueshëm të shqiptarëve drejt emigrimit. “Kaq vështirë është të kuptojmë se rinia ka humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu?

Pse ikin? Pse duan të ikin?

Kush na e jep përgjigjen? Kush është përgjegjës?”, shkruan Aurela Gaçe. Ndërkohë këngëtarja ka ndarë edhe pjesë nga kënga e Doktor Florit “Zemërthyer”. “Jam i papërfaqësuar, i parealizuar. Unë jam i tradhtuar, jam i nënvlerësua. Unë nuk jam pazar e as matematikë. O politikë e ndyrë jam me gjak, jam me shpirt. E kur fillon për keq të shkojë deri në fund. Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund

E shohin një dritë të vogël, se më keq s’ka ku të shkojë VETEM ME BESIM TEK ZOTI

Ky vend mund të shpëtojë”, thuhet në tekst. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb