Manovrat me makinë mbi trotuar, teksa filmonte një video për TikTok dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve, i kanë kushtuar 60 mijë lekë (të rinj) gjobë 21-vjeçarit Ilibert Lila në Berat. I riu është identifikuar nga policia pasi pamjet, ku automjeti shihet duke lëvizur në trotuar dhe duke rrezikuar kalimtarët, u publikuan në rrjetin social. Pas verifikimeve, Policia Rrugore e Beratit e shoqëroi 21-vjeçarin në komisariat dhe e ndëshkoi me masë administrative 60 mijë lekë. Por pavarësisht se në pamjet e publikuara automjeti lëviz mbi trotuar, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve, 21-vjeçarit nuk i është hequr patenta për këtë shkelje. LEXO EDHE:Shisnin kanabis pranë shkollave, arrestohen 2 persona në Kuçovë dhe Moravë, sekuestrohen mbi 4 kg drogë (VIDEO) Policia njofton vetëm se atij i është tërhequr leja e qarkullimit të automjetit, dhe kjo pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se makina ishte pa kontroll teknik dhe pa siguracion. Njoftimi i policisë: Berat/Lëvizi me automjet, në trotuar, në qytet, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe i tërhiqet leja e qarkullimit. Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion. Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon qytetarët për kontributin e tyre në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në numrin 112. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Berat gjoba tiktok Ilibert lila Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.9% Disi 7.1% Vota total: 3408 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
