Lajme Zone
'Më kërcënoi pas emisionit' gazetari Almer Toska kallëzon vëllain e Igli Tares! 51-vjeçari nën hetim: E telefonova vetëm për sqarime
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Më kërcënoi pas emisionit' gazetari Almer Toska kallëzon vëllain e Igli Tares! 51-vjeçari nën hetim: E telefonova vetëm për sqarime

51-vjeçari ka deklaruar para policisë se e kishte kontaktuar gazetarin vetëm për t’i kërkuar sqarime mbi deklaratat e bëra.

Agron Tare, vëllai i Igli Tares është marrë nën hetim pas kallëzimit të gazetarit 37-vjeçar Almer Toska, ku ky fundit pretendon se pas disa deklaratave në një studio televizive, është kontaktuar në telefon, është ofenduar dhe i është kërkuar të takohej. "Menjëherë pas përfundimit të emisionit, mora një telefonatë nga Agron Tare, vëllai i Igli Tares. Ajo që ndodhi më pas është shumë serioze. Gjatë telefonatës, ai insistonte të më takonte dhe, sipas komunikimit që pata me të, ndaj meje u përdorën kërcënime për jetën, presion dhe dhunë e rëndë verbale. U përdorën edhe ofendime të rënda ndaj meje si gazetar. Dhe pyetja është e thjeshtë: Pse kërcënohet një gazetar? Sepse foli. Sepse tha ato që mendon se janë të vërteta. Sepse bëri detyrën e tij. Kjo nuk është më thjesht një përplasje me një gazetar. Kur një gazetar kërcënohet për jetën për shkak të asaj që thotë në një studio televizive, preket një e drejtë shumë më e madhe se e drejta ime personale: e drejta për të folur, për të pyetur dhe për të raportuar. Unë nuk kam dalë në televizion për të ofenduar askënd. Kam dalë për të thënë atë që kam deklaruar dhe për të bërë detyrën time. Nëse dikush mendon se kam gabuar, le të përgjigjet me fakte, dokumente dhe argumente. Jo me kërcënime për jetën. Një pjesë e komunikimeve i kam të dokumentuara në WhatsApp dhe do t’i publikoj më poshtë. Secili mund t’i lexojë dhe të shohë vetë gjuhën që është përdorur ndaj meje. Sot jam unë. Nesër mund të jetë një gazetar tjetër. Prandaj kjo nuk duhet të kalojë në heshtje. Nëse një gazetar duhet të mendohet dy herë para se të thotë të vërtetën nga frika se mos kërcënohet për jetën, atëherë pyetja nuk është më vetëm “çfarë tha gazetari?”. Pyetja është: Në çfarë vendi po jetojmë, nëse të thuash atë që mendon se është e vërtetë mund të të vërë në rrezik? Unë nuk do të hesht. Dhe nuk do të tërhiqem përballë intimidimit" shkroi Toska nw rrjete sociale. 51-vjeçari ka deklaruar para policisë se e kishte kontaktuar gazetarin vetëm për t’i kërkuar sqarime mbi deklaratat e bëra. LEXO EDHE:Operacioni për arrestimin e Agasit/ Meçe: Tregon se Policia jonë nuk qenka e blerë! Avokati: Blutë ruajtën momentin e duhur, edhe Toto Rina është mbajtur për orë të tëra në ndjekje Ndërkohë materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 51 vjeç, banues në Tiranë. Procedimi nisi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. T., 37 vjeç, me profesion gazetar, i cili ka kallëzuar se, pas daljes nga një studio televizive, ku kishte bërë deklarata lidhur me shtetasin I. T. dhe vëllain e tij, shtetasin A. T., ky i fundit e kishte kontaktuar në telefon dhe i kishte dërguar një mesazh, duke e ofenduar dhe duke i kërkuar të takoheshin. Në lidhje me kallëzimin, është shoqëruar shtetasi A. T., i cili ka deklaruar se e kishte kontaktuar kallëzuesin për t’i kërkuar sqarime lidhur me deklaratat e bëra prej tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së gazetarëve dhe çdo qytetari, si dhe për trajtimin me paanshmëri dhe në përputhje me ligjin të çdo kallëzimi të adresuar nga gazetarët dhe qytetarët. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: almer toska Igli Tare agron tare spak Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.5% Jo 32.4% Nuk e di 6.1% Vota total: 602 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?