Një qytetar nga Korça, Misir Çaçi ka denoncuar, bllokimin dhe grabitjen e rrugës që sipas tij e çon në banesë nga komshiu tjetër. Edhe pse me dokumente të hipotekuar, Çaçi teksa e denoncoi rastin në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv tha se personi tjetër që kërkon ta marrë ka bërë mbivendosje të saj në hipotekë, ndërsa shprehet se nuk ka asnjë mënyrë tjetër se si të shkojë në banesën e tij.Lexo edhe:Kthjellime dhe vranësira të pakta, ja parashikimi i motit për sot Sipas qytetarit, e vetmja zgjidhje që i mbetet pavarëisht se ka trokitur në shumë institucone vendore e qendrore, mbetet vetëgjyqësia. Më kanë zënë rrugën e shtëpisë, edhe pse me dokumente ia kanë kaluar komshiut tjetër. Nuk kam asnjë rrugë-dalje tjetër. Është prona ime, gjysma imja dhe tjetra e shtetit. Mbi rrugën time ka ngritur shtëpi banimi, më ka bllokuar mua. Erdhi policia e ma lëshuan rrugën, po nesër do e zërë sërish, sa kohë s’ka marrë hipotekën. Në hipotëkë është rrugë, dhe nuk vijnë ta skicojnë, ka tre vjet që shkoj në zyrat e shtetit, në MB 4 herë, një herë në presidencë. Instiucionet na thonë ta zgjidhim vetë, si ta zghidhim, do vritemi. Tani e ka lënë lirë, po nesër kur të marrë hipotekën do e zërë sërish e do vritemi. E ka hedhur sërish hipoteka në emrin e tij. Unë kam dokumentet origjinale. Edhe në hipotekën e Tiranës e kam uar. Bëra pagesat për legaizmin dhe më tha bashkia e ke në rregull, shkova tek ALUIZNI për shtëpinë. Kjo shpia jote është e bllokuar por s’e merr dot se e ke rrugën e zënë. Ai ka 4 rrugë që del, do të gllabërojw e do të ma marrë.

