Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Më godit, e kam për nder!”/ Ironia therëse e protestuesit, ‘i lutet’ policit: Më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi, dua të jem si shokët e mi! (VIDEO)


Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protestave, ku, sipas pretendimeve të protestuesve, janë dhunuar në disa raste të rinj.

Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protestave, ku, sipas pretendimeve të protestuesve, janë dhunuar në disa raste të rinj. Duke iu drejtuar policëve, ai u kërkon ta godasin edhe atë, siç shprehet se ka ndodhur me shokët e tij, ndërsa ironizon edhe mbajtjen e kapelave nga efektivët. “Më godit, të jem dhe unë si shokët e mi, sepse nuk iki dot në shtëpi pa shenja dhune. Më vjen turp të iki kështu. E kam për nder të më godasësh. Hiqe kapelën! Nuk e mban gjë njeriun. Hiqeni kapelën! Ore, më godit! A ke nder?”, dëgjohet të thotë protestuesi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protestuesi