Kryetar i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj është transferuar të dielën, nga qelia e paraburgimit, te dhomat spitalore që ndodhen po në burgun e Fierit, për shkak të një frakture në këmbë. Veliaj kishte shprehur ankesa për mungesë të kujdesit shëndetësor ndaj tij pasi theu këmbën, kur ishte në paraburgimin e Durrësit gjatë një ndeshje futbolli. Aktualisht, Veliaj lëviz me ndihmën e patericave dhe merr qetësues për dhimbjet. Avokati Plarent Ndreca, i cili thotë se e takoi Veliajn në dhomën spitalore, theksoi se ende nuk i është bërë një ekzaminim pavarësisht se kryebashkiaku kishte gati 2 javë që kishte kërkuar një vlerësim për gjendjen e tij LEXO EDHE:Progresraporti i KE për Shqipërinë, reagon Bardhi: Ka skanuar keqqeverisjen e Ramës, rendit arsyet për të cilat studentët protestojnë! Avokati paralajmëroi se shpejt do të bëjë publike disa pjesë të tjera nga shënimet në letër të Veliajt, se si iu përgjigj kërkesave që sipas tij kryeministri i çoi në qeli përmes ministrit të Drejtësisë, pretendime këto të rrëzuara deri më tani nga Toni Gogu. Edhe në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, thuhej se gjendja e tij shëndetësore nuk u vlerësua kur u transferua nga Durrësi në Fier, më 28 tetor. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë njoftim zyrtar lidhur kohën e qëndrimit të Veliajt në spital apo trajtimin mjekësor që po merr. Për transferimin e beftë, Veliaj përmes një letre akuzoi kryeministrin Edi Rama. Qytetari i parë i Tiranës thotë se ministri i drejtësisë Toni Gogu në vizitën e tij i kërkoi në emër të Ramës të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia lërë atë Arbër Hajdarit, duke e kërcënuar me 100 vite burg nëse nuk pranon. Ministri konfirmoi takimin me Veliajn, por mohoi akuzat. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:28 “Veliaj në spital, por s’e vizitojnë’! Avokati: Do të publikojmë si iu përgjigj Gogut pas kërkesave nga Rama Avokati Plarent Ndreca ka ndarë detaje nga takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj i cili ndodhet në spitalin e burgut të Fierit për shkak të frakturës në këmbë. Ndreca thotë se prej dy javësh është kërkuar zyrtarisht ekzaminimi mjekësor, por ende nuk është realizuar.I pari i Tiranës i ka dorëzuar edhe disa faqe nga ditari i tij me përgjigjet që i ka dhënë ministrit të Drejtësisë në takimin e së premtes. Përgjigjet do të publikohen.“Dola nga takimi me Erionin.1. Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.2. Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar Ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike”, tha Ndreca. P.J/Shqiptarja.com Share Xh.K / P.J A.C Shqiptarja.com TAG: toni gogu edi rama Plarent Ndreca erion veliaj arrestimi i erion veliajt burgu i fierit Fier Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Napoleon Bonaparte: 04/11/2026 11:49 Nese arrin te arratiset nga burgu zoti Veliaj do jete Napoleon Bonaparti shqiptar ! Ne Shqipëri nuk eshte qudi jetojmë ne Netflix sdo quditeshim edhe sikur te arratisej ahaha ! Përgjigju Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.4% Veliajn 24.4% Asnjërin 20.2% Vota total: 471 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
