Erion Veliaj është transferuar nga qelia, në spitalin e burgut të Fierit. Burime për Report Tv thanë se Kryebashkiaku i Tiranës është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor që ndodhet brenda ambienteve te Burgut të Fierit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se zhvendosja është kryer pas një frakture që ka në këmbë- dëmtim që e ka marrë gjatë kohës që mbahej në paraburgimin e Durrësit. Transferimi është kryer që të dielën (1 nëntor), pas ankesave të tij për mungesë të kujdesit mjekësor. Ky transferim vjen pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe ankesave të vetë Veliajt, i cili ka pretenduar se gjendja e tij shëndetësore nuk është marrë në konsideratë kur u krye transferimi me 28 tetor. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar nga Drejtoria e Burgjeve për kohën e qëndrimit të Veliajt në spital apo mbi trajtimin mjekësor që po merr Erion Veliaj. LEXO EDHE:Përplasja Rama-Veliaj, gazetarja Myslimaj: Socialistët heshtin, urdhër i kryeministrit për të mos i dhënë zë! Pritet mbledhja e Asamblesë së PS Për transferimin e beftë, Veliaj përmes një letre akuzon kryeministrin Edi Rama. Qytetari i parë i Tiranës thotë se ministri i drejtësisë Toni Gogu në vizitën e tij i kërkoi në emër të Ramës të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia lërë atë Arbër Hajdarit, duke e kërcënuar me 100 vite burg nëse nuk pranon. Ministri konfirmoi takimin me Veliajn, por mohoi akuzat. Xh.K / SI.E. A.C Shqiptarja.com TAG: Fier burgu i fierit arrestimi i erion veliajt erion veliaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Napoleon Bonaparte: 04/11/2026 11:49 Nese arrin te arratiset nga burgu zoti Veliaj do jete Napoleon Bonaparti shqiptar ! Ne Shqipëri nuk eshte qudi jetojmë ne Netflix sdo quditeshim edhe sikur te arratisej ahaha ! Përgjigju Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.8% Veliajn 24.1% Asnjërin 21.1% Vota total: 431 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
