Lajme Zone
“Më duhen 20 mijë lekë për tortën”, klienti mashtron kamarierin dhe zhduket
EkonomiJOQ Albania

“Më duhen 20 mijë lekë për tortën”, klienti mashtron kamarierin dhe zhduket

Një biznes në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të mashtrimi, ku një person, sipas pronarit të lokalit, ka marrë 20 mijë lekë nga kamarieri me pretekstin se do të blinte një tortë për ditëlindje.

Sipas denoncimit, personi është paraqitur në lokal dhe ka biseduar me kamarierin, duke i thënë se do të mblidhej me miqtë për një ditëlindje. Ai i ka shpjeguar se i nevojiteshin 20 mijë lekë për të blerë një tortë, me pretendimin se do të kthehej më pas dhe shuma do të rregullohej.

Kamarieri, duke i besuar, ia ka dhënë paratë. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet edhe momenti kur personi bisedon me kamarierin dhe i shpjegon arsyen përse po kërkon shumën.

Pas marrjes së parave, sipas denoncuesit, personi është ngritur dhe është larguar nga lokali. Për të krijuar përshtypjen se do të rikthehej, ai ka lënë aty edhe një qese, duke thënë se do të kthehej pas rreth 10 minutash për ta marrë.

Por, sipas biznesit, 10 minutat kaluan dhe personi nuk u kthye më. Bashkë me të mungojnë edhe 20 mijë lekët që kishte marrë nga kamarieri.

Biznesi u bën thirrje subjekteve të tjera që të tregohen të kujdesshme ndaj rasteve të ngjashme, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet para largimit të personit.

Nëse dikush e njeh apo ka hasur një rast të ngjashëm, mund të kontaktojë redaksinë e JOQ Albania. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)