Lajme Zone
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e ‘Tanit të Ruzhdiut’/ Hita në Sarandë, mbledhje me drejtuesit e Policisë: Do krijojmë struktura të specializuara për hetimin e krimeve të rënda (VIDEO)


Kryepolici Hita kërkoi rezultate konkrete për dokumentimin e ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur sot në Sarandë, por edhe për ngjarje të kaluara.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, zhvilloi analizë me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e sotme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 44-vjeçari Artan Myrtaj dhe u plagos 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, kalimtar i rastit. Gjatë analizës, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi hetime të shpejta dhe të thelluara, si dhe një skanim tërësor të situatës operative, nga evidentimi i konflikteve më të mprehta deri te konfliktet më të vogla, identifikimin e personave me precedent, si dhe të kontingjentit kriminal që është në zonë, por edhe atij shëtitës. Ai kërkoi rezultate konkrete për dokumentimin e ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur sot, por edhe për ngjarje të kaluara. LEXO EDHE:FBI ‘zbarkon’ nesër në Tiranë, 235 pjesëmarrës të agjencive ligjzbatuese nga Europa dhe SHBA mblidhen në kryeqytetin e Shqipërisë “Tashmë që sezoni turistik pothuajse ka mbaruar, fokusi i punës tonë do të jetë intensifikimi i hetimeve për dokumentimin e ngjarjeve kriminale, edhe të atyre të ndodhura vitet e kaluara. Goditja pa kompromis e grupeve kriminale që veprojnë në qytet dhe evidentimi i çdo veprimtarie të paligjshme të tyre. Do t’ju mbështes me burime njerëzore, duke krijuar struktura të specializuara për hetimin e krimeve të rënda dhe kundër krimit të organizuar, por edhe me bazë logjistike. E rëndësishme është reagimi profesional dhe përkushtimi i strukturave aktuale”, tha Hita. Në lidhje me ngjarjen, po ushtrohen kontrolle edhe nëpërmjet dronëve në territore të ndryshme në zonën e Sarandës dhe Delvinës, ndërkohë që grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit. Lajmi kryesor: Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, i përfshirë në plagosje në 2025-ën! Plumbi kap edhe një kalimtar R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: vrasja e artan myrtajt Artan Myrtaj Vlore sarande Skënder Hita Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.6% Të gabuar 88.5% Nuk e di 4.9% Vota total: 5673 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?