Lajme Zone
Me drogë dhe thikë në makinë! Tentuan t’i shpëtojnë policisë, një i arrestuar dhe një i proceduar në Korçë
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Me drogë dhe thikë në makinë! Tentuan t’i shpëtojnë policisë, një i arrestuar dhe një i proceduar në Korçë

Një tjetër operacion për goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike është finalizuar në Korçë, duke çuar në arrestimin e një personi dhe procedimin në gjendje të lirë të një tjetri.

Një tjetër operacion për goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike është finalizuar në Korçë, duke çuar në arrestimin e një personi dhe procedimin në gjendje të lirë të një tjetri. Sipas informacioneve, mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet me dy persona. Gjatë ndjekjes, pasagjeri ka hedhur një qese që dyshohet se përmbante lëndë narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit, 31-vjeçarit E.B., banues në Vlorë, i është gjetur edhe një thikë që e mbante në trup. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, E.S., banues në Korçë, nuk u ka ndaluar forcave të Policisë, të cilat e kanë ndjekur mjetin. Pas kontrollit, uniformat blu kanë konstatuar lëndën narkotike dhe armën e ftohtë. Në vijim të veprimeve, strukturat e hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë bërë arrestimin e 31-vjeçarit E.B., ndërsa drejtuesi i mjetit, E.S., është proceduar në gjendje të lirë. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb