Me dorën mbi Kushtetutë, betohet te Presidenti Begaj ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo. Ashtu siç ishte njoftuar, sot në Presidencë është mbajtur ceremonia, ku Demo u betua në prani të Begajt. Demo është emëruar në vend të Besfort Lamallarit, i cili do të jetë pjesë e stafit të Ramës në Kryeministri. Më herët Demo ka qenë ministër i Shtetit dhe Pushtetit Vendor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: demo
